Konfirmimi i dy të prekurve të parë me koronavirus lindi nevojën e vënies në fuqi të një plani veprimi në Shqipëri, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së.

Plani në fjalë konsiston në 3 pika, saktësisht parandalimin e përhapjes; shtyrjen në kohë të përhapjes së infeksionit dhe lehtësimin e pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.

Së pari, kryeministri Edi Rama lajmëroi pezullimin deri më 3 prill të fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë, zonës së kuqe prekur nga infeksioni, pezullimin e të gjitha shkollave me 2 javë si dhe shtroi kërkesën për anulimin e të gjitha grumbullimeve masive kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte, e dëgjesa publike

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në të gjitha spitalet do të kufizohet lëvizja e shoqëruesve dhe e familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Të vetmet raste të lejuara do të jenë vetëm kur kërkesa është bërë nga drejtoria spitalore.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar anulimin e festimeve për ditën e verës në Elbasan dhe eleminimin e takimeve, trajnimeve masive.

“Çdo gjë sipas udhëzimeve te qeverisë. Higjienë, kujdes ne arka e sportele dhe anulim i aktiviteteve që kishim për Ditën e Verës Elbasan e eliminim mbledhje e takime/trajnime masive si dhe kontroll me i përforcuar ekipit për simptoma te ndryshme. Si një drejtori e madhe shërbimesh me shume kontakt shkresor e fizik me qytetaret do behet kujdes i shtuar me higjienën.”

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel