Numri i rasteve në rënie/ Pezullohet puna e dy spitaleve të tjera të përkohshme në Wuhan

09/03/2020 09:05

Ndërkohë që numri i pacientëve me koronavirusin e ri vazhdon të bjerë në Kinë dy spitale të tjera të përkohshme e kanë pezulluar punën në Wuhan.

Qyteti deri më tani ka ndaluar funksionimin e 11 spitaleve të përkohshme, të krijuara në mjedise publike për trajtimin e pacientëve me simptoma të buta.

E megjithatë stafi mjekësor në spitale mbetet në gatishmëri.

Më shumë spitale të përkohshme pritet të mbyllen në Hubei, ndërsa masat e rrepta të parandalimit dhe kontrollit do të mbahen.

  Kina shënon numrin më të ulët të rasteve të reja me Covid-19, që nga ‘shpërthimi’ i virusit

Top Channel