Më shumë se 1000 kg kanabis mësohet se janë sekuestruar në kufi, në Qaf Bot.

Policia greke ka shkatërruar një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike që kishte destinacion Turqinë. Sipas autoriteteve greke, lënda narkotike ishte e paketuar me kujdes në muret e brendshme dhe shasinë e një ruloti, në bordin e së cilës udhëtonin një çift turistësh, identiteti dhe shtetësia e të cilëve për momentin nuk bëhen publike.

Departamenti i anti drogës së Athinës,kishte informacion se dy të arrestuarit kishin ngarkuar lëndën narkotike në Shqipëri,dhe sapo ata kaluan në doganën Qaf Botës, mbasditen e së shtunës,i vunë në ndjekje, për më shumë se 24 orë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, policia ndërhyri dhe sekuestroi lëndën narkotike.

Dy të arrestuarit deklaruan se do ta dorëzonin drogën në Turqi, ku edhe do të ngarkonin heroinë, të cilën do ta dorëzonin në jug të Italisë.

Policia greke thotë se ka zbardhur komplet skemën e trafikut të drogës, ndërsa priten edhe arrestime në Shqipëri, pasi sipas shefit të anti drogës së Atikës, pala jonë është informuar lidhur me anëtarët e kësaj organizate që ndodhen në Shqipëri.

Kjo është sasia më e madhe e kapur prej autoriteteve greke këto muajt e fundit.

Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatë e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Top Channel