Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare në pikën doganore të Kapshticës, një çifti i janë gjetur pako të dyshimta në trup.

Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i tyre,ndërsa po kryen kontrolle të imtësishme edhe në mjetin e tyre. Ende nuk dihet sasia apo me çfarë lënde kemi të bëjmë.

Çifti është pikasur në këtë pikë doganore, drejtimi i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Top Channel