Koronavirusi në Shqipëri/ Bino: Në kontakt të ngushtë me të infektuarit, mostrat e personave në proces

09/03/2020 12:28

Situata nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë tha se janë 65 raste të dyshuara që u analizuan në laboratorin e ISHP.

Ministrja Manastirliu tha se nga: Nga 64 raste të dyshuara, 14 raste të kontakteve të ngushta nga 2 të prekurit.

Ndërkohë Silva Bino nga ISHP tha se: “Janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta që mbrëmë në darkë. Menjëherë pas daljes së ekzaminimeve janë marrë mostrat, që janë në proces. Sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar dhe nga ana tjetër po iu merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar jo vetëm kontaktet e ngushta, por edhe ato më të largëta.

Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me qytetarët. Pacientët janë treguar shumë korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve. Janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme”, tha Bino.

Top Channel