Koronavirus në Shqipëri/ 2 ndeshjet e sotme pa tifozë

09/03/2020 14:53
Foto ilustruese

Coronavirusi që ka hyrë në Shqipëri, nuk pengon për momentin futbollin në vendin tonë. Kështu ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar sot në orën 18:00 mes Skënderbeut dhe Kukësit e Vllaznisë dhe partizanit që mbyllin javën e 26 të Kategorisë Superiore do të luhen pa praninë e tifozëve.

Është ky një vendim i marrë në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit Covid-19 ku në vendin tonë janë shënuar 2 rastet e para.

Federata Shqiptare e futbollit në njoftimin e saj thekson gjithashtu se duke parë që skuadrat janë grumbulluar për këto dy përballje, u vendos që ato të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e futbollit bën të ditur se Komiteti i Emergjencës së këtij institucioni i ka kërkuar qeverisë shqiptare një takim për të diskutuar se si do të vijohet me aktivitetet futbollistike në vend në javët në vazhdim

Top Channel