Dy ndeshje të kampionatit shqiptar të planifikuara për tu luajtur këtë të hënë, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Kështu ndeshja Vllaznia-Partizani do luhet pa tifozë.

Po ashtu, burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur për Top Channel se për shkak të rasteve të para të shënuara me koronavirus në Shqipëri ,ndeshja, Skëndërbeu-Kukësi, s’do ketë prani tifozësh.

Kjo do të shërbejë si masë shtesë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Ndeshja pritet të luhet në orën 18:00.

Top Channel