Pezullohen lundrimet me Italinë e veriut/ Kontrolle edhe në pikat kufitare me Greqisë

09/03/2020 15:43

Ministria e infrastrukturës pezulloi lundrimet me Italinë e veriut ku disa zona janë shpallur karantine me dekret qeveritar.

Sipas urdhrit të Ministrisë ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.

Po ashtu të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbritja e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.

Në Vlorë ndërkohë vazhdojnë lundrimet me destinacionet në jug të Italisë. Rreth 200 pasagjere po përballen sot me masa të shtuara dhe dezinfektimet e ambjenti.

Ndërsa Agjencitë e udhëtimeve kanë dhënë urdhër drejtuesve të autobusave që mos bëjnë itinerarin drejt Italisë nga frika e koronavisusit.

Top Channel