Dy vajza që kanë ardhur nga Italia në vendin tonë po trajtohen si raste të dyshuara me koronavirus.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga infektologu në Klinikën Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Asnjë rast me koronavirus nuk e kemi deri më tani. Këto rastet e dyshuara pothuajse kemi çdo ditë, por deri më tani nuk ka asgjë. Për vajzat po presim rezultatet”, deklaroi Krasniqi.

Si bëhet e ditur, vajzat janë të moshës 20 dhe 23-vjeçare.

Ndryshe, deri me dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Qytetarët janë më shumë të shqetësuar sot për shkak së raste me këtë virus tashmë janë konfirmuar edhe në Shqipëri.

Top Channel