E premte, 13 Dhjetor 2019
15:32
Greva për pagat në Kosovë, kërkohet anulimi, gjykata e rrëzoi ligjin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë i ka ftuar të gjithë sindikalistët që të pezullojnë grevat për aq kohe sa zgjat dhe pezullimi i Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ky organizëm kujtoi se masa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk është vendim përfundimtar.

15:21
Një histori e vërtetë-tradhëtie, në teatrin “Migjeni” drama: “tre vetë në një varkë….”

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Shkodër, rreth viteve gjashtëdhjetë. 3 vëllezer nga një familje intelektuale planifikojnë arratisjen nga Shqipëria komuniste për të kaluar me pas në Mal të Zi, por plani i tyre dështon pasi tradhëtohen nga miku me i besuar i tyre.

15:15
Buxheti për tërmetin, Qeveria planifikon 162 mln euro për rindërtimin

Qeveria do të marrë 105 milionë euro vitin e ardhshëm për të financuar programin e rindërtimit nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni i Ekonomisë ndryshoi projektbuxhetin për vitin 2020 duke rritur me 13 miliardë lekë ose shtesë deficitin e parashikuar buxhetor.

15:12
Ujësjellësi pezullon faturat, të dëmtuarit nga tërmeti në Tiranë e Durrës nuk do të paguajnë

Mbi 2200 familje, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u vlerësuan si të pabanueshme u janë pezulluar kontratat me ujësjellës-kanalizimet si dhe u është falur fatura e ujit së bashku me taksat për të gjithë muajin nëntor.

15:06
Librazhd/ Çifti vetëhelmohet pas dasmës. 19 vjeçarja humb jetën, bashkëshorti në gjendje të rëndë

Kjo është dhoma ku çifti i ri Olsi dhe Rezarta Hajdari nga fshati Xhyrë i Librazhdit do të qëndronin të martuar vetëm për 5 ditë.

15:03
Shëmbet shkolla e re në Durrës, u ndërtua në 2007, ish-drejtori: Ishte me probleme në ndërtim

Gjithçka që ka mbetur nga shkolla 9-vjeçare publike “Neim Babameto” në Spitallë të Durrësit është rrethimi dhe godina e veçuar e kopshtit të shkollës.

14:51
Basha për banorët e Durrësit: S’kanë qartësi se ç’do bëhet me ta, vëmendja e qeverisë te propaganda

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se “dy javë e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se ç’do të bëhet me ta.”

14:43
E qëlluan me armë dhe e lanë te dyert e spitalit, ndërron jetë shqiptari 23-vjeçar

E plagosën dhe më pas e braktisën në derën e spitalit- kështu ka ndodhur me një 23-vjeçar shqiptar, i cili ndërroi jetë në një spital në Valencia, Spanjë.

14:39
Dosja kundër Lulzim Bashës/ Balla: Gjykata të bëjë drejtësi

Dje dosja në ngarkim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, u dërgua në Gjykatën e Tiranës për gjykim.

14:33
Komisioni Evropian, mbi 11 milionë euro Kosovës

Ministria e Financave njoftoi se sot ka pranuar prej Komisionit Evropian shumën prej 11,499,970.00 euro si mbështetje direkte buxhetore.

14:32
Regjistrohen deputetët e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetët e PDK-së të legjislaturës së shtatë, janë regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës.

14:29
Bedri Zyberaj ftohet për intervistim nga Specialja

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Bedri Zyberajn. I njëjti do të intervistohet më 22 janar në Hagë.

14:24
Telefoni i padëgjuar që i mori Afrikën Apple dhe Samsung-ut

E veçanta me këtë markë telefoni të prodhuesit Transsion që ka pushtuar Afrikën, është se kompania vjen nga Kina, por nuk ka shitur asnjë celular aty. Gjithë tregun e ka në Afrikë, dhe ua ka marrë edhe kompanive si Apple dhe Samsung.

14:20
5 ushqime që duhen konsumuar sonte në mbrëmje për të rënë nga pesha

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit.

14:19
Kurti: Si Qeveri nuk mund t’i dalim përballë vendimit të Kushtetueses

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar vendimin për pezullimit e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese.

14:18
Një muaj paraburgim për personin që sulmoi gjyqtarin në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Sh.Sh nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

14:16
Sfida interesante në Kupën e Kosovës

Gjatë fundjavës do të zhvillohen dy duele shumë interesante në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

14:15
Sulm me bombë në Afganistan, 10 persona humbin jetën

Dhjetë njerëz u vranë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë, në lindje të Afganistanit, njoftuan zyrtarët.

14:15
Në një vjetorin e themelimit, Haradinaj nderon me medalje ushtrinë e Kosovës

Një vit pas miratimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes ku ka pranuar edhe raportin një vjeçar të punës, nga ministri Rrustem Berisha.

14:13
Lajm i mirë për Coman, mungon vetëm 3 javë

Kingsley Coman nuk do të mungojë më shumë se tri javë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham.

14:13
Klopp besnik ndaj Liverpool, rinovon kontratën

Jurgen Klopp konfirmoi besnikërinë ndaj Liverpool duke nënshkruar kontratë të re që e mbanë atë në krye të të kuqve deri në vitin 2024.

14:11
LDK optimiste në koalicionin me Vetëvendosjen, insistojnë në marrëveshje të balancuar

Marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritë arrihet para datës 26 dhjetor kur edhe është caktuar seanca konstituive.

14:10
12 shqiptarë dhe një serb arrestohen për organizim të skemave piramidale

Policia njofton se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj janë arrestuar 13 të dyshuar, njëri serb shtetas i Serbisë, ndërsa të tjerët shqiptarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur.

14:10
Pallati i dëmtuar te “Shkëmbi i Kavajës”, banorët refuzojnë të futen brenda: Nuk do vdesim aty, të vijnë ekspertët

Banorët e një pallati te zona e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” kërkojnë që ekspertët ta rishohin gjendjen e godinës.

14:09
Rrëmbehet dhe lirohet më pas një femër në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës raporton se në Leshak të Mitrovicës dy të dyshuar të nacionalitetit serb në një lokal për shkaqe ende të panjohura e kishin rrahur një femër dhe të njëjtën me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar në drejtim të pikës kufitare në Jarinje.

14:08
Rreh dhe e kanos gruan një burrë nga Prizreni

Policia në Prizren raporton se një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

13:42
Meta emëron Shemsi Prençin si Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

13:38
Po punonin për shembjen e shkollës/ Ndërtesa rrëzohet papritur, rrezikoi jetën e punëtorëve (video)

Shkolla Neim Babameto në Spitallë është shembur, godina kishte dëmtime të rënda pas tërmetit të 26 nëntorit.

13:24
Me kërkesë të partive politike, Thaçi ndryshon datën e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike, ka ndryshuar datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

13:21
Top Talent në Top Channel/ Sezoni i tretë nis në janar, gati audicionet!

Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar.

13:18
Brenda dhomës së çiftit që u vetëhelmua, kishin vetëm 5 ditë martesë (foto-video)

Pamjet që shihni janë të banesës së çiftit që sapo ishte martuar Rezarta dhe Olsi Hajdari.

13:05
Sot shemben godinat te Universiteti Bujqësor! U dëmtuan nga tërmeti, do sheshohen me lëndë plasëse

Tërmeti i 26 nëntorit nuk kurseu as dy godina te Universiteti Bujqësor i Tiranës, që pritet të shemben sot me shpërthim të kontrolluar nga ekspertët e batalionit xhenio.

13:05
Rama i çon emrin e Ahmetaj si ministër i ri i Shtetit për Rindërtimin, reagon Presidenca

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama ka çuar në tavolinën e Metës emrin e Arben Ahmetaj si ministër i ri i Shtetit për Rindërtimin, ka reaguar presidenca.

12:58
Rama propozon ministrin për Rindërtimin, ja emri që ka Meta mbi tavolinë

Kryeministri Edi Rama në kuadër të programit të Rindërtimit ka emëruar një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë gjë.

12:52
Vidhen shpendët e festave/ Lushnjë, banorët bëjnë roje natën për të ruajtur gjelat e detit

Shumë familje në zonën e Ballagatit në Lushnjë të cilët merren me rritjen e gjelave të detit nuk po përgatiten për shitjen e tyre, me vjedhjen e shpendëve të tryezës së fundvitit.

12:48
Shtëpitë me 10 mijë euro më pak/ Durrës, pas tërmetit tregu imobiliar merr goditje të rëndë

Një apartament në qytetin e Durrësit sot kushton 10 mijë euro më pak.

12:44
Horror në Greqi! Shqiptari i vë flakën gruas 39-vjeçare, shkak mendohet xhelozia

Mbarë opinioni publik është shokuar nga një ngjarje horrori në Kalamata të Greqisë, ku një shqiptar 45-vjeçar e ka lyer gruan 39-vjeçare me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

12:33
8 prokurorët e SPAK/ Meta organizon të enjten ceremoninë e betimit

Ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, Presidenca organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

12:30
Plehrat drejt fshatit/ Shtohen pirgjet me mbetje pranë fshatit Zharrëz

Mbetjet urbane të bashkisë Patos depozitohen shumë larg vendit të caktuar për këtë qëllim.

12:26
Aksidenti në Shkodër/ Makina përplaset me kolonën, humb jetën pasagjeri 26-vjeçar

Një aksident rrugor që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Melgushë në Shkodër solli plagosjen rëndë të drejtuesit të mjetit, A.Pervizi e ndërsa pasagjeri M.Ferracaku ka humbur jetën.

12:19
13, e premte! Sot dita më ters, rastet më fatkeqe që ka njohur historia

Të paktën një herë në vit, datat e kalendarit përputhen për të na dhënë një të Premte të 13-të. Dhe ka shumë njerëz që presin që diçka e çuditshme të ndodhë. Por pse ndodh kjo?

12:14
Triumfi i Boris Johnson, Britania jashtë BE-së brenda 31 janarit

Konservatorët e Boris Johnson kanë fituar zgjedhjet e parakohshme duke siguar fitoren më të thellë që nga vitet 80’ të shekullit të shkuar, ndërkohë që laburistët e opozitës kanë pësuar humbjen më të rëndë që nga viti 1935.

12:02
Taylor Swift shpallet femra e dekadës nga Billboard

Taylor Swift është fituesja e parë e çmimit ‘Femra e dekadës’ nga Billboard që do t’i ndahet këngëtares në saje të arritjeve të mëdha të saja, edhe atë në ditëlindjen e saj të 30-të.

11:56
Trupa të vdekur në bord, që “notojnë” në brigjet e Japonisë… Rrëfimi për anijet e peshkimit nga Koreja e Veriut

Një numër në rritje i anijeve të peshkimit të Koresë së Veriut po fundosen në brigjet e Japonisë.

11:54
Aksident në Shkodër, dyshohet për një të vdekur

Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në fshatin Melgushë në Shkodër.

11:52
Johnson triumfon në zgjedhje, reagimet e liderëve botërorë

Partia konservatore e Boris Johnson-it arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet e së enjtes, dhe reagimet e liderëve botërorë nuk vonuan të mbërrijnë.

11:44
Lëkundjet e 26 nëntorit/ Shqipëri, nevojiten ndërtime rezistente ndaj tërmeteve

Jetët e humbura dhe bilanci i dëmeve kërkojnë reflektime për situatën e ndërtimeve në territorin e Shqipërisë, thotë DW.

11:32
Për familjarët e viktimave të tërmetit, Meta dekreton ligjin e dhurimit të apartamenteve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

11:28
Shkollat në Prishtinë nuk i përgjigjen grevës, drejtoresha Dida thotë se nuk duhet të pësojnë nxënësit

Disa shkolla fillore në kryeqytet nuk i janë përgjigjur ftesës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës për grevë dy orëshe, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e Ligjit për paga.

11:25
14 vende misterioze që planeti jonë fsheh (foto)

Dashamirët e udhëtimit janë të vetëdijshëm për të gjitha tërheqjet kryesore të planetit, por ka edhe cepa të tjerë të Tokës: pika që, për një arsye ose një tjetër, mbeten të ndaluara për shikuesit e zakonshëm.

11:25
Kurti: Jemi duke u përpjekur ditë e natë për marrëveshjen me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion.

11:19
Masazhi tajlandez i shpinës, pjesë e trashëgimisë UNESCO!

Masazhi tradicional tajlandez i shpinës i është shtuar listës prestigjioze të trashëgimisë UNESCO.

11:15
Kujdes me fluturimet në Itali! Alitalia në grevë, avionët lihen në tokë

Kjo e premte vjen me problemet për mjaft udhëtarë në Itali: shtypi italian pohoi se është konfirmuar greva qe prek pilotët, asistentët e fluturimit dhe stafin në tokë të Alitalias dhe AirItaly që operojnë në vendin fqinj, si dhe shoqërive të menaxhimit aeroportual, ato të transportit të bagazheve e catering-ut.

11:13
Teuta Krasniqi zbulon pak nga ambienti luksoz i shtëpisë së saj, i dekoruar për festat e fundvitit

Teuta Krasniqi zbulon pak nga ambienti luksoz i shtëpisë së saj, i dekoruar për festat e fundvitit

11:09
Dron me mitraloz! Ushtria turke pajiset me armën “fluturuese” që shkrep 15 plumba në breshëri

Një dron i ri ushtarak, që është i ndërthurur me mitraloz, i cili mund të shkrepë15 të shtëna në një breshëri të vetme dhe që mban në total 200 plumba do t’i bashkohet ushtrisë turke.

11:07
Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut: Kontribut për sigurinë

Sot është zhvilluar në Tiranë Takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5). Në takim morrën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese.

11:02
Pas Trudeau, Trump nuk ka kursyer “fjalë të rënda” as për presidentin francez – pas qarkullimit të pamjeve ku ata “talleshin” me presidentin amerikan

Në ditët pas publikimit të një videoje virale që tregon liderët botërorë në takimin e NATO-s në Londër duke u “tallur” me të, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar të “kritikojë” homologët e tij.

11:01
Haradinaj: Halim Haxhijaha arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Halim Haxhijaha, duke thënë se si një afarist i njohur, duke drejtuar kompaninë “Haxhijaha”, arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, jo vetëm në Rahovec por edhe në gjithë vendin.

10:57
Shpërthim në një qytet në Gjermani, ka të lënduar

Në qytetin e Gjermanisë Blakenburg sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim në një ndërtesë.

10:57
Fotot/ Tirana e shumë ngjyrave është këtu, Fshati i Festave ndez dritat e festave të fundvitit

Tirana i është rikthyer normalitetit, e megjithatë përveç dëmeve materiale, lëkundjet e vazhdueshme sizmike sollën jo pak gjendje ankthi e shqetësimi, sidomos te fëmijët.

10:53
75-vjeçari i nervozuar me mjekët, i quan “sorra të larme”

75-vjeçari Halim Beqiraj nga Malisheva ishte zgjuar herët sot për t’u nisur drejt Prishtinës dhe për të marrë shërbimin mjekësor në Ambulancën Specialistike në QKUK.

10:53
Shkodra përkujton 13 Dhjetorin/ Voltana Ademi sulmon Ramën: Të reagojmë sa nuk është vonë

Voltana Ademi në përvjetorin e ditës kur Shkodra shkatërroi bustin e diktatorit komunist ka thënë se 13 dhjetori duhet të shërbejë si si reflektim dhe si mesazh.

10:53
Poliçan/ Fshatrat drejt izolimit, ura e ndërtuar 5 vite më parë po shkatërrohet dita-ditës

Fshatrat e ish-komunës Tërpan, pjesë e bashkisë së Poliçanit janë drejt izolimit të plotë. Vokopola, Dodoveci ,Balaj e të tjerë janë nën mungesën e infrastrukturës dhe nuk arrijnë dot të lidhen me qendrat e qyteteve dhe rrugën nacionale.

10:51
Bota ka kompaninë e parë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë – dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë

Aksionet e “Saudi Aramco” janë rritur më së larti të enjten, duke e kthyer prodhuesin shtetëror masiv të naftës në kompaninë e parë në botë në vlerë prej 2 trilionë dollarë (2,000,000,000,000 dollarë), që është një arritje e kërkuar prej kohësh nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

10:51
Fushatë kundër përdorimit të mjeteve piroteknike në Shkup

“Vit të lumtur dhe të sigurt 2020 në shoqëri familjare dhe miqësore” është fushata që e filluan Sektori për Parandalim të SPB Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kuq me qëllim të ngritjes së vetëdijes për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.

10:44
Babagjyshi dhe 3 viza kokainë! Pulovra “e çmendur”, një nga produktet më të shitura në Amazon

Pak ditë pasi Walmart nxori nga tregu i shitjeve një pulovër, në të cilën shfaqej Babagjyshi dhe tre viza kokainë, produkti në fjalë është shndërruar në një nga artikujt më të shitur në Amazon.

10:38
Kush janë Rezarta dhe Olsi Hajdari, çifti që u vetëhelmua 5 ditë pas dasmës

Një çifti i sapomartuar (saktësisht, dyshja e kurorëzoi dashurinë të dielën e javës që lamë pas) është helmuar, nga ku nusja ka ndërruar jetë e ndërsa bashkëshorti ndodhet në reanimacionin e Elbasanit.

10:32
Basha: Bizneset e prekura nga tërmeti duhet të kenë lehtësi fiskale.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi në takime me biznese të prekura nga tërmeti në Durrës se ata duhet të përfitojnë lehtësi nga qeveria.

10:26
Martesa që zgjati vetëm 5 ditë! Helmohet çifti në Librazhd, vdes nusja 19-vjeçare

Fshati Xhyrë i Librazhdit është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

10:10
Samit i BE për një Europë të gjelbër

Në samitin e BE-së krerët e shteteve dhe qeverive ranë në ujdi për një kontinent neutral në çështjen e klimës deri në vitin 2050, por pa Poloninë. Disa shtete duan rivlerësimin e energjisë atomike.

10:07
Kosova luan në Shkup, “play off” me Maqedoninë e Veriut

Në këtë arenë, Reali i Madridit dhe Mancester Junaitid diskutuan Superkupën e Europës në vitin 2017, ndërsa ceremonia mbresëlënëse e hapjes nën tingujt e “Coldplay” ekzaltoi shikuesit.

10:02
Mbrojtësi i Kombëtares/ Ndryshimet në stol, Hysaj pezull

Ndryshimet në pankinën e Napolit po mbajnë pezull edhe të ardhmen e mbrojtësit Elseid Hysaj.

10:00
Sot dita e Derbit! Partizani-Tirana, firojnë biletat

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është përballja që ngjall më shumë interes në futbollin shqiptar, por zhvillimi i saj në stadiumin Air Albania, ka shtuar kërkesat nga ana e tifozëve.

09:49
Policia blindon kryeqytetin për derbin Partizani-Tirana, ja masat që ka marrë

Policia e Tiranës ka bërë publike masat që janë marrë për derbin Partizani – Tirana, që konsistojnë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territoret jashtë stadiumit dhe në të gjitha rrugëkalimet.

09:48
Merr flakë makina e parkuar pranë banesës, policia vazhdon hetimet

Në fshatin Përparim të Peqinit ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti në pronësi të shtetasit E. D., 38 vjeç, i cili ishte i parkuar në rrugën pranë banesës.

09:41
Librazhd/ Vjedhje dhe shpërdorim detyre, procedohet shefja 35-vjeçare

Një 35-vjeçare, banuese në Librazhd është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

09:35
Soreca publikon përfundimet e KE: BE në solidaritet me Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë publike në Twitter rezultatet e Këshillit Europian, të mbledhur një ditë më parë, në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

09:22
Konferenca e Londrës, 107 vite nga ndarja e trojeve shqiptare

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.

09:21
Kundërshtuan me dhunë punonjësin e Policisë, pranga dy të rinjve

Dy shtetas janë arrestuar pasi kundërshtuan me dhunë punonjësin e Policisë.

09:11
Durrës/ Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, banorët mund të pezullojnë falas kontratat e furnizimit me ujë

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët, të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj.

09:06
Surpriza për ushtarin shqiptar në Izrael/ Gjenerali në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti: Mos u shqetëso, mami dhe babi janë në duar të sigurta

Në ndihmë të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit mbërritën dhe ekipe izraelite për të lehtësuar situatën.

08:57
Kamëz/ 16, 15 dhe 13-vjeçari që vidhnin makina, biçikleta dhe grabisnin shtëpi

Një 16-vjeçar ka rënë në pranga e ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë nga policia e Kamzës, pasi vodhën automjetin e një shtetasi.

08:57
Forbes: Merkel nuk ka rivale, gruaja më e fuqishme për vitin 2019

Edhe për këtë vit Kancelarja e Gjermanisë gjermane Angela Merkel është renditur si gruaja më e fuqishme në botë nga “Forbes.” Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

08:48
Kongresi amerikan miraton rezolutën për gjenocidin në Armeni

Senati amerikan ka miratuar në mënyrë unanime dokumentin përmes së cilit i konsideron si gjenocid vrasjet e 1.5 milion armenëve gjatë udhëheqësisë së Perandorisë Osmane.

08:33
Rama në shtëpinë e re të Aurel Lalës, fëmija që u hodh nga kati i 5-të për t’i shpëtuar tërmetit

Vizitën e radhës të famijarët e prekur nga tërmeti, kryeministri Rama e ka bërë në Kamëz, tek ëngjëlli 7 vjeçar, siç e quan ai, Aurel Lala, që fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë jo vdekjes, ditën e tragjedisë, ku ai humbi motrën e tij.

08:30
Autobusi në flakë, 13 të vdekur në Pakistan

Trembëdhjetë persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion dhe u kap në flakë, në provincën Baluçistan të Pakistanit.

08:25
Armë zjarri, drogë dhe municion luftarak! Arrestohet 35-vjeçari në Përmet

Armë zjarri, drogë, municion luftarak dhe një person i arrestuar- ky është rezultati i operacionit policor në Përmet, koduar “OSUMI”.

07:58
Vazhdojnë reshjet edhe gjatë fundjavës, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

07:45
Rama e nis mëngjesin me fjalë të shenjta: T’i shërbesh popullit tënd është mirësia më e madhe

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke shpërndarë fjalët e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit.

07:19
Njihuni me produktin që ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës

Gjethet e patates së ëmbël konsiderohen një thesar vlerash ushqimore. Shija e tyre është e mrekullueshme por pak e hidhur. Këto gjethe mund të konsumohen në të njëjtën mënyrë si spinaqi. Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, i vitaminave A, C, K, thiaminës, riboflavinës, niacinit dhe acidit folik. Në krahasim me barishtet e tjera, gjethet e patates së ëmbël përmbajnë më shumë fibra dhe ushqyes.

07:01
Mashurka të njoma për më shumë hekur në organizëm

Mashurkat janë të pasura me hekur, ndaj rekomandohen gjerësisht për njerëzit që kanë pamjaftueshmëri të këtij minerali. Mashurkat janë gjithashtu të pasura me magnez, zink, kalium, fosfor dhe kalçium. Kjo i bën ato perfekte për organizmin. Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org arsyet e forta përse duhet të konsumoni mashurkat.

06:49
Zyrtare/ Konservatorët fitojnë bindshëm, lideri i Laburistëve jep dorëheqjen pas humbjes drastike

Tashmë është zyrtare fitorja e Konservatorëve në Britania e Madhe.

06:25
USAID: Gjyqësori në Kosovë ka shënuar rritje të transparencës

Gjyqësori në Kosovë ka shënuar rritje të transparencës, ku qytetarët përveç që mund të marrin pjesë në seanca, gjykatat publikojnë edhe aktgjykimet në faqet e tyre.

06:10
Goditet grupi italo-shqiptar, kapen 20 persona me 6 ton hashash

Autoritetet italiane i kanë dhënë një goditje të fortë trafikut të armëve dhe drogës të drejtur nga një organizatë italo-shqiptare. La Repubblica shkruan se në orët e para të ditës, forcat e rendit në shtetin fqinj kanë vënë në pranga 20 persona, 10 nga të cilët do të mbeten në burg e të tjerër në arrëst shtëpie.

05:50
Juristët sulmojnë spitalin në Pakistan, tre të vrarë

Tre pacientë vdiqën kur gati 200 juristë sulmuan një spital në Lahore të Pakistanit në mesin e një grindjeje të ashpër me mjekët e tij. Pamjet filmike treguan dhjetëra avokatë duke mësyrë godinën, duke rrahur stafin dhe duke goditur pajisjet.

Paniku u përhap shpejt, dhe mjekët e infermierët nxituan të fshihen duke lënë në mëshirë të fatit pacientët, përfshirë dhe ata në gjendje kritike.

05:33
Nis restaurimi i pallateve, inxhinierët tregojnë si po ndërhyhet në kolonat e dëmtuara

Punimet e para për restaurimet strukturore të dëmtimeve të ndërtesave nga tërmeti në Durrës do të shërbejnë si model për ndërhyrjet e tjera në godinat e dëmtuara.

04:42
Trump: SHBA dhe Kina shumë afër arritjes së marrëveshjes tregtare

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar shumë ngushtë në çështjet për tregti, kanë thënë zyrtarët në Pekin dhe Uashington, vetëm disa ditë para se të nisin së zbatuari masat ndëshkuese që u kanë vënë njëra-tjetrës.

03:40
Itali/ Hetime penale ndaj Matteo Salvinit

Matteo Salvini, udhëheqësi i Partisë Lidhja e Veriut, një forcë politike e krahut të djathtë në Itali, është subjekt i një hetimi penal të prokurorisë së Romës lidhur me keqpërdorimin e fondeve për fluturime. Hetimi për abuzim të mundshëm me detyrën ka të bëjë me 35 fluturime që zoti Salvini ka zhvilluar me aeroplanë e helikopterë kur ishte ministër i brendshëm në qeverinë e mëparshme. Qeveria u shpërbë në muajin gusht për shkak të vendimit të zotit Salvini për ta kaluar në opozitë partinë e tij.

02:38
Video/ Propozimet e Opozitës për krizën post-tërmet, debat mes Sejaminit dhe Dudushit

Kjo e puntatë në Open në Top Channel ishte e shoqëruar me përplasje dhe debate të shumta në Open në Top Channel.

02:00
Video/ “Lëri këto bilbilosje”, Dudushi-Kryemadhit: Pranove se je e korruptuar

Një përplasje e fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes Alban Dudushit dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.