E enjte, 12 Dhjetor 2019
23:23
Kryemadhi në Open: Bazën e mbrojtjes civile, Edi Rama ia dha klubit sportiv “Partizani”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama ia ka dhënë Bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani” ku drejtor është vëllai i tij Olsi Rama.

22:51
Binotto: Ndërtojmë një makinë konkurruese për Vettel dhe Leclerc

Shefi i skuadrës Ferrari në Formulën 1, Mattia Binotto dha një intervistë për Sportmediaset, ku ndër të tjera analizoi me vëmendje sezonin që sapo u mbyll dhe që u dominua sërish nga rivalët gjermanë të Mercedes.

22:46
Një japonez, afrimi i parë i Liverpool për janarin

Ndeshja ndaj Salzburg në Champions League nuk i ka shërbyer Liverpoolit vetëm për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër si kokë grupi, por edhe për të vëzhguar nga afër dhe për të nisur kontaktet me klubin austriak për mesfushorin japonez, Takumi Minamino.

22:18
“Open”/ Kryemadhi: Në 5 të mëngjesit tek “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova drejtorin e Policisë së Durrësit

Në emisionin “Open”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ka njoftuar që në orën 5 pa 5 drejtorin e policisë së Durrësit se në Hotel ‘Mira Mare’ mund të kishte viktima. Më informuan se kishte ulërima dhe në orën 5:01 u lidha në telefon me drejtorin e Policisë së Durrësit, u shpreh Kryemadhi.

22:03
“Vendet e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha”, Izraeli poston videomesazhin emocionues për Shqipërinë

Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

22:02
Nuk ka mrekulli për Lazion, Eintracht “luan me zjarrin”, e shpëton Arsenali

Lazio u mposht me rezultatin 2-0 nga Rennes në Francë dhe nuk ia doli të avancojë më tej në fazën me eliminim të Europa League. Bardhekaltrit e kishin shumë të vështirë kualifikimin, pasi përveç fitores në Francë, u duhej që edhe Celtic të mposhtte Cluj në Rumani, gjë që skocezët nuk e bënë, pasi humbën gjithashtu 2-0 dhe avancuan të dy skuadrat.

21:44
Akuza publike e Kryemadhit në “Open”: 51 shqiptarët u vranë me dashje në 26 nëntor

“Vrasje me dashje e 51 vitkimave për shkak të mosveprimit me dashje të struktruave të qeverisë me në krye Edi Ramën.”

21:21
Ky është personi që mbyt mushkonjat me gazrat e tij

Një burrë, gazrat e të cilit vrasin mushkonjat pretendon se është kontaktuar nga kompanitë që prodhojnë helme kundër mushkonjave që t’u tregojë sekretin e gazit të tij vrasës.

21:21
Dënohet ish e dashura e futbollistit të Liverpool, financoi ISIS

Ish e dashura e futbollistit të Liverpulit, Sheyi Ojo, ëstë shpallur fajtore për mbështetje të terrorizmit pasi ka bërë një dhurim prej 40 dollarësh në një llogari për mbledhje fondesh në favor të ISIS.

21:09
“Kush është kush?” Ka thyer rekorde shikueshmërie, kur nis transmetimi në Top Channel i telenovelës së re

Historia e dy binjakëve ku pak e dinë “Kush është Kush”, do të jetë telenovela që do të mbërthejë shqiptarët pas ekranit të Top Channel nga hëna deri të shtunën, në orën 10:00.

21:08
Ushtria turke, dron me mitraloz të rëndë

Turqia do të jetë vendi i parë që do të blejë një dron të ri ushtarak të armatosur me mitraloz dhe të pajisur me krahë robotikë që shërbejnë për të zbutur zmbrapsjen nga të shtënat e plumbave.

20:40
Fiks Fare/ Denoncoi abuzimet me fondet në inspektoriatin e punës, e pezullojnë nga puna

Pas denoncimit të Fiks Fare mbrëmjen e së martës ku drejtues të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bënin procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli, reagoi ISHPSHSH-ja.

20:22
Të luajturit i ndihmon fëmijët të rriten

Të jesh fëmijë është gjëja më e mrekullueshme në botë. Ata janë gjithmonë në kërkim të ëndrrave të tyre, pasionit të tyre dhe të nxisin talentin e tyre. Por një rëndësi shumë të veçantë në këto faktorë i kanë sidomos edhe prindërit.

20:20
Lajme të këqija për Montellën, Ribery pritet të operohet

Fiorentina vjen pas 4 humbjeve radhazi, që kanë hedhur pikëpyetje mbi të ardhmen e trajnerit Vincenzo Montella dhe këtë fundjavë do të kërkojë rikthimin te suksesi, ndonëse përballë do të ketë Interin kryesues të kampionatit.

20:09
Princi arab vdes pas seksit

Një stilist dhe princ i Emirateve të Bashkuara Arabe vdiq pas përdorimit të kokainës dhe marrëdhënieve intime, në banesën e tij në vlerë 15 milionë dollarë në Londër, tregojnë të dhëna nga seanca dëgjimore në gjykatë.

20:05
Vokshi: Edi Rama hipokriti numër 1 në fushatë e tij të gënjeshtër për barazinë gjinore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nëpërmjet një statusi në Facebook e ka cilësuar fushatën e Ramës për barazi gjinore si një gënjeshtër.

19:45
Basha në Durrës, sulmon Dakon: Buxheti është i shqiptarëve, nuk është as i oligarkëve, as i Edi Ramës

Demokratët i dhanë fund “armëpushimit” të vendosur me socialistët për shkak të tërmetit. Tri javë pas vendi u shkund nga tërmeti , Lulzim Basha ndryshoi taktikë dhe kaloi në në sulm duke treguar me gisht përgjegjësit.

19:44
Nis restaurimi i pallateve/ Inxhinierët tregojnë si po ndërhyhet në kolonat e dëmtuara

Punimet e para për restaurimet strukturore të dëmtimeve të ndërtesave nga tërmeti në Durrës do të shërbejnë si model për ndërhyrjet e tjera në godinat e dëmtuara.

19:40
Tërmeti/ Jo vetëm fjalë, Marin Mema tregon se ka nisur puna për ndërtimin e banesave të para

Pasi kanë mbledhur rreth 1.6 milion dollarë përmes dhurimeve online për familjet e prekura nga tërmeti, Marin Mema dhe Marko Kepi, kreu i organizatës “Rrënjë Shqiptare”, kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e shtëpive të reja.

19:38
Burrel/ 4 persona me maska i grabisin 15 mijë euro, sapo i kishte nxjerr nga banka

Një person ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Mat se katër persona i kanë grabitur një shumë të majme monetare.

19:36
Dita kur u krijua PD/ Ish themeluesit: Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Kanë kaluar 29 vite nga ajo mbrëmje dhjetori, e cila dukej e pashpresë, ku një grup studentësh dhe intelektualësh i dhanë jetë Partisë Demokratike.

19:26
Si asnjëherë më parë/ Partizani njofton se sa është numri i biletave të shitura për ‘derbi’

Nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës.

19:21
Njeriu ka folur 20 milionë vjet më herët se sa mendohej më parë

Njerëzimi kishte aftësi që të flasë 20 milionë vjet më herët se sa mendohej më herët, sipas një studimi të ri që sugjeron se ai evoluoi në paraardhësit tanë të hershëm.

19:16
Kessie mohon zërat e merkatos: Nuk largohem nga Milani

Është folur shumë gjatë muajve të fundit për të ardhmen e Franck Kessie. Mediat italiane e shikojnë larg Milanit mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, por vetë futbollisti në një intervistë për SportMediaset ka përgënjeshtruar gjithçka flitet lidhur me një largim të tijin nga kuqezinjtë.

19:15
Konferenca e Donatorëve për tërmetin, Macron: Mbahet në fund të janarit

Konferenca e donatorëve ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet në fund të janarit dhe kjo është konfirmuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para fillimit të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.

19:11
Arsyeja më e fortë për të lënë cigaren

Ekzistojnë rreziqe të pirjes së duhanit për shëndetin në çdo moshë nëse jeni duhanpirës.

19:08
Paralajmërimi i fortë i Përparim Kabos në Top Talk. Ja kë do hetojë SPAK-u

Në studion e “Top Talk”, gazetari Denis Dyrnjaja shtroi pyetjen në drejtim të profesor Përparim Kabos se, nga krijimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda (SPAK), kush do të ndihen më të rrezikuar? Mesazhi i profesorit ishte i qartë, të rrezikuar duhet të ndihen njerëzit që bëjnë krim të organizuar, njerëz që bëjnë trafiqe, ato që pastrojnë para. Këtu përfshihen njerëz së botës së krimit, si edhe njerëz të politikës.

19:03
Kabo në Top Talk: Reforma në Drejtësi e pandalshme, Shqipërinë e ka marrë për dore SHBA. Ky është një mision

Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar profesor Përparim Kabo. Në studio u fol për krijimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), nismë që është ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë investuar dhe janë ideatorët dhe pionierët, deri në fund të kësaj nisme.

18:50
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare drejt Interit, Marotta takon presidentin e Veronës

Interi shfaq hapur interes për dy mbrojtësit shqiptarë të Veronës, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

18:49
Zjarr në një burg të Arabisë Saudite, tre të vdekur dhe 21 të plagosur

Të paktën tre të dënuar humbën jetën sot dhe 21 u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një burg në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

18:47
Ish-ministrja Reshitaj thirrje Edi Ramës: Mos u tako me Vuçiqin

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të bojkotojë takimin e radhës në Durrës, ku do të diskutohet për mini-Shëngenin, e ku është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit mohoi masakrën e Reçakut, duke e konsideruar atë si një trillim.

18:43
Sanksionet nga SHBA, Kuba i kthehet kafshëve për bujqësi e transport

Shumë banorë të Kubës janë detyruar të përdorin kuaj dhe qe për të punuar tokat bujqësore, për të udhëtuar e për të transportuar, për shkak të bllokimit që i kanë bërë SHBA-të naftës në vend.

18:40
Thumanë/ Kur shtëpitë e shembura nga tërmeti, i rindërton Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës dhe njëkohësisht biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit, ka bërë të ditur se ka përfunduar projekti i ndërtesave në Thumanë. Në këto ndërtesa do të strehohen familjet të cilat humbën shtëpitë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

18:33
Ambasada amerikane/ Beckmann: Lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore për Shqipërinë

Komiteti Shqiptar në Helsinki ka zhvilluar projektin “Sinjalizimi i Korrupsionit në Shqipëri”.

18:24
Banda sulmon rajonin, vret tre policë, rrëmben 3 zyrtarë dhe 1 gjykatës

Një rajon policie ka humbur tre agjentë, dhe katër zyrtarë janë marrë peng nga bandat e drogës në Meksikë.

18:13
Egbo: Nuk jam gati për të qenë trajner i parë i Tiranës

Emanuel Egbo i cili është zgjedhur nga presidenti i Tiranës Refik Halili si trajner i përkohshëm i bardhebluve, doli sot në një konferencë për shtyp për të folur për derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit.

18:08
Martesa që mori fund që ditën e dasmës

Një çift i ri i dha fund martesës së tyre pak orë pas ceremonisë së dasmës, duke vendosur kështu ndoshta një rekord.

18:07
Të lidhur me “Ndraghetan”, goditet banda shqiptare që kryente trafik droge Shqipëri-Itali

Prokuroria Antimafia e Firences kanë kryer një tjetër operacion të madh, për të zbatuar urdhërat e ndalimit të firmosur në gjykata për 7 shqiptarë dhe 2 italianë. Ata dyshohet se janë pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”.

18:06
Shtetasit malazez i vërtetohet dënimi për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Apelit në Mal të Zi, vërtetoi të mërkurën vendimin me të cilin shtetasi malazez, Vlado Zmajeviç, është dënuar me 14 vjet heqje lirie për krime lufte kundër civilëve në Kosovë.

17:58
Pronari ndez gabimisht makinën me komandë, i merr jetën 21-vjeçarit

Një djalë nga New York ka vdekur pasi u shtyp nga një makinë me telekomandë e cila ishte ndezur gabimisht nga pronari i saj.

17:44
51 viktima/ Kryeprokurori Çela në Prokurorinë e Tiranës, kërkon emrat e atyre që kanë shkelur rregullat

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, kërkon nga Prokuroria e Tiranës që të dalë me emra konkretë sa i përket atyre që kanë shkelur rregullat në ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shkaktuar 51 viktima.

17:39
Ja modelja shqiptare që do e shihni te videoklipi i Ariana Grandes!

Modelja simpatike Klaudia Kalia ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për angazhimet e saj në modeling dhe jetën e përfolur mes Abu Dhabit dhe Evropës.

17:37
Kosovë, qeveria e re/ Fillojnë përplasjet në distancë

Vetëm një ditë pas takimit mes dy liderëve të partive pretendente për krijimin e Qeverisë, kanë nisur përplasjet në distancë.

17:32
Weinstein dhe akuzueset, marrëveshje 25 milionë dollarëshe

Harvey Weinstein dhe akuzueset e tij kanë arritur një marrëveshje paraprake. Plot 25 milionë dollarë dëmshpërblime për dhjetëra viktima që e akuzojnë sot ish producentin për molesti dhe përdhunime.

17:29
Forbes kurorëzon Swift, këngëtarja më e pasur e 2019

2019 ka qenë pa dyshim një vit i artë për Taylor Swift. Albumi i saj i ri, Lover, ka thyer rekord pas rekordi, që nga shitjet e deri tek dëgjimet online, pa harruar edhe çmimet.

17:26
Trashëgimitë botërore/ UNESCO shton në listë alpinizmin

Shtesa më e fundit në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, është alpinizmi.

17:23
Vullkani, Zelandë/ Operacion për marrjen e trupave

Policia e Zelandës së re tha se planifikon të marrë trupat nga ishulli i bardhë, ku një shpërthim vullkanik i mori jetën të paktën tetë personave dhe do ta bëjë këtë të premten në mëngjes.

17:20
Britanikët votojnë, zgjedhjet e treta në pesë vjet

Britanikët po votojnë në mbretërinë e bashkuar në zgjedhjet e treta të përgjithshme në më pak se pesë vjet.

17:17
Rama në Tufinë: S’kam shtëpi si në Greqinë e lashtë me statuja dhe kolona, kam vetëm një copë mur dhe oborr

Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, shkuan për të vizituar një familje në zonën e Farkës, të cilëve banesa iu dëmtua ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

16:57
Gjermani, përmirësimi i ekonomisë vetëm në vitin 2021

​Ekonomia gjermane mund të ketë pritshmëri për përmirësim vetëm në vitin 2021. Kështu paralajmëron Instituti kërkimor për Ekonominë Botërore i Kielit (IfW).

16:45
Mbi nëntë orë gjumë rrit rrezikun nga paraliza

Shkencëtarët kanë zbuluar se më shumë se nëntë orë gjumë gjatë natës dhe 90 minuta dremitje gjatë ditës rrit rrezikun nga paraliza.

16:44
Dërgohet në gjykatë dosja kundër Lulzim Bashës, kryeopozitari akuzohet për “falsifikim dokumentesh”

Afatet mbaruan dhe këtë të enjte dosja në ngarkim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, u dergua në Gjykatën e Tiranës për gjykim. Dy nga tre prokurorët e çështjes, Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha, lanë në fuqi vetëm akuzën për “falsifikim dokumentesh” duke rrëzuar akuzën për “pastrim parash” me arsyetimin se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lobisti Nik Muzin ishte penduar për çështjen dhe kishte kërkuar garanci që mos merrej në pyetje në Shqipëri për të folur.

16:41
Ish-kryeministri turk formon parti për të sfiduar Erdoganin

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka themeluar një parti të re politike të enjten, hap që tregon sfidimin e partisë në pushtet të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

16:41
Komisioni Disiplinor e dënon rëndë KF Vëllaznimin

Sikur nuk u ka mjaftuar edicioni me plot telashe, KF Vëllaznimi merr një tjetër goditje, tashmë nga Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës.

16:30
AKU bllokon sasinë prej 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike të ardhur nga Polonia

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

16:24
“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!” Pas kreut të KED-së reagon sërish Tedi Blushi

Fill pas deklaratës për mediat në faqen zyrtare të KED-së, ku kreu i saj, Ardian Dvorani iu përgjigj komentit të presidencës sa i takon bllokimit ose jo të KED-së në rast se Dvorani merret si i pandehur; ka reaguar sërish zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

16:19
Inter shfaq interesim për Amir Rrahmanin

Interi shfaq hapur interes për dy mbrojtësit shqiptarë të Veronës, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

16:18
S’keni vendosur ende për dhuratat festive të fundvitit? E ku ka më mirë se një shëndet të mirë

Spitali Hygeia, për të qenë më pranë pacientëve, për t’ju siguruar një akses sa më të lehtë dhe shërbim të personalizuar ofron paketa shëndetësore me çmim promocional.

16:17
Festuan me nderime ushtarake, UEFA merr vendim për Kombëtaren e Turqisë

Turqia ka siguruar kualifikimin në Euro2020 në grupin në të cilin ishte edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

16:12
Bllokimi i KED-së/ Dvorani reagon pas presidencës: Kam zgjedhur të mos përfshihem në lojërat mediatike

Përmes një deklarate për mediat në faqen zyrtare të KED-së, kreu i saj, Ardian Dvorani ka reaguar ndaj presidencës sa i takon komentit të saj mbi bllokimin e KED-së nëse Dvorani merret si i pandehur.

15:59
Dardan Berisha transferohet në Pejë

Dardan Berisha pritet të ndërroj ambient.

15:58
Gjendet i vdekur burri nga Podujeva që u zhduk para 7 muajve

Dyzet e katër vjeçari Hetem Dedaj nga Burica e Podujevës, i zhdukur në maj të këtij viti, është gjetur pa shenja jete.

15:53
Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit

Nëse jeni nga ata që vuajnë rregullisht nga bllokimi i hundëve dhe e keni shumë të vështirë të rimëkëmbeni nga e ftohura, atëherë është koha për disa ndryshime në jetën tuaj.

15:50
Britania në zgjedhje/ Konservatorët janë në avantazh

Britania e Madhe ka hyrë sot në zgjedhje të përgjithshme dhe sondazhet tregojnë se konservatoret janë në avantazh.

15:47
Zbulohet qyteti i humbur në Afrikë – foto

Arkeologët kanë zbuluar një qytet të lashtë të humbur në Etiopi që ishte i banuar për 1400 vjet.

15:37
Kurti: Qeveria para presidentit/ Kreu i VV tregon për bisedimet e vështira me LDK

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Vetëvendosja triumfoi në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, megjithatë ajo ende nuk e ka marrë pushtetin. Arsyeja është marrëveshja e ngrirë e koalicionit.

15:26
Basha takon banorët e Durrësit: Menaxhimi i situatës pas tërmetit, dështim total i qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi banorët e dëmtuar nga tërmeti në zonën e Plazhit, Durrës ku menaxhimin e situatës pas lëkundjeve të fuqishme sizmike e cilësoi dështim total të qeverisë.

15:25
Tërmeti trondit turizmin, operatorët: Anulim të prenotimeve për vitin e ri

Sektori i turizmit rrezikon frenimin më të madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri.

15:21
Debate për ligjin e mediave online/ Deputetët: Të zbardhen financimet politike për portalet

Në komisionin parlamentar të medias, supozohej të zhvillohej, një seancë dëgjimore me profesorët e gazetarisë për të marrë mendime për projektligjin e portaleve, por argumentave ia zuri vendin kakofonia dhe ofendimet mes pedagogut Alfred Lela dhe deputetit Halit Valteri.

15:20
Nis shkatërrimi i konvikteve/ U dëmtuan rëndë edhe në universitetin e Kamzës

Krahas 3 konvikteve të shembura në Qytetin Studenti, Instituti i ndërtimit ka vlerësuar të pabanueshme edhe 10 godina në Institutin Bujqësor.

15:15
Cristiano Ronaldo, puthje në buzë me…(VIDEO)

Cristiano Ronaldo është me të vërtetë një baba i përkushtuar.

15:13
Lejet e ndërtimit për 5 ditë/ Qeveria lehtëson procedurën për rindërtimin pas tërmetit

Lejet për ndërtimin e apo riparimin e banesave që janë dëmtuar nga tërmeti do të jepen me procedurë të përshpejtuar.

15:08
Përvjetori i Normales së Elbasanit/ Shkolla që nisi funksionin 110 vite më parë

110 vite më parë, në dhjetor të vitit 1909 me vendim të Kongresit të Elbasanit do të krijohej normalja e parë e Elbasanit, si i parë institucion në vend që do të përgatiste mësues e do të përhapte gjuhën shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

15:04
Mësuesit në grevë/ Kosovë, nesër dy orë protestë

Të gjitha universitetet, shkollat, e çerdhet në Kosovë të premten do të hyjnë në një grevë 2-orëshe.

15:02
Hetimet për tërmetin/ Në Durrës janë mbledhur dosjet e pallateve të dëmtuara

Prokuroria e Durrësit po zhvillon hetime intensive lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, ku fatkeqësisht në vend patëm 51 viktima, si dhe u dëmtuan qindra e mijëra objekte banimi, si shtëpi pallate por edhe hotele.

14:56
Bisedë telefonike Erdogan-Putin, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar të mërkurën vonë një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

14:55
Tërmeti rrit qiratë/ Në Tiranë gjithmonë e më pak shtëpi të lira

Disa pallate në zonën e “Kombinatit” nuk e përballuan tërmetin e 26 nëntorit, për pasojë kanë kanë rezultuar si të pabanueshme. Kjo fatkeqësi rrit kërkesën dhe çmimin e apartamenteve me qira në zonën e Kombinatit dhe të Yzberishtit.

14:55
Turqia aplikon në OKB për të regjistruar paktin detar me Libinë

Republika e Turqisë aplikoi të mërkurën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të regjistruar paktin e nënshkruar me Libinë, i cili përcakton kufijtë detarë të dy vendeve në Mesdheun Lindor.

14:54
Nesër derbi i Tiranës/ Partizani-Tirana, ndeshja në Air Albania Stadium

Derbi që do të zhvillohet në Air Albania Stadium mes Partizanit e Tiranës padyshim i ka gjetur në momente të vështira të dyja skuadrat, me bardheblutë që kanë larguar trajnerin Julian Ahamtaj për t’i besuar stolin Manuel Egbo dhe Partizani mes mungesash të shumta.

14:52
Vlorë/ Ndryshonte vendimet e gjykatës sipas interesit vetjak, policia kap ish-sekretaren (emri)

Një 43-vjeçare me detyrë sh-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë është kapur nga policia e Vlorës.

14:52
Kapen 30 emigrantë, arrestohet 41-vjeçari nga Shkupi

Dje rreth orës 18:00 në zonën industriale në afërsi të fshatit Vasilevë është privuar nga liria M.O. (41) nga fshati Zelenikovë i Shkupit.

14:40
Kaos dhe dhunë/ 100 avokatë mësyjnë në spital, vdes një 70-vjeçare

Tre pacientë vdiqën kur qindra juristë sulmuan një spital në Lahore të Pakistanit në mesin e një grindjeje të ashpër me mjekët e tij. Pamjet filmike treguan dhjetëra avokatë duke mësyrë godinën, duke rrahur stafin dhe duke goditur pajisjet.

14:37
Mark Anthony flet për Jennifer Lopez: Ka vetëm dashuri midis nesh

Këngëtarët Mark Anthony dhe Jennifer Lopez u dhanë të gjithë prindërve të divorcuar një mësim të madh dhe të rëndësishëm të jetës.

14:36
Brad Pitt i jep fund thashethemeve! Flet për jetën private, pas ndarjes me Angelina Jolie

Në një intervistë për “New York Times Magazine”, aktori i famshëm hollivudian Brad Pitt ka folur për jetën e tij private dhe zbulon se ka ndaluar së kushtuari vëmendje shtypit rreth 15 vite më parë.

14:31
Kosove/Kushtetuesja pezullon Ligjin e ri për Pagat

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin e ri për Pagat e sektorit publik deri më 30 mars të vitit 2020.

14:25
Zjarr në aeroplanmbajtësen e vetme ruse

Një zjarr ka shpërthyer në aeroplanmbajtësen e vetme ruse dhe la pas vetes dy të plagosur.

14:25
Prodhim dhe shitje e narkotikëve, tre të arrestuar për 24 orë në Tiranë

Gjatë 24 orëve në kryeqytet janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

14:23
Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë

Në lidhje me vrasjen e dyshuar si vrasje me porosi të një gjeorgjiani në Berlin, Kremlini ka reaguar duke dëbuar dy diplomatë gjermanë. Më parë ishte Gjermania ajo që dëboi dy diplomatë rusë.

14:18
Akademia e Shkencës e Bullgarisë: Gjuha maqedonase nuk ekziston

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Bullgarisë deklaroi se gjuha maqedonase nuk ekziston, dhe se ajo është një normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare, dhe se qëndrimi maqedonas për këtë çështje është i rremë.

14:17
Shitja e apartamenteve te pallati më i hollë në botë

Pallati më i hollë në botë, me 430 metra lartësi, do të ketë një fasadë prej bronxi dhe tullash të kuqe.

14:11
Kreu i KLP: Në datë 20 nuk do të ketë as Prokurori as Gjykatë të Krimeve të Rënda

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi doli në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes ku u bë edhe transferimi në rrethe të një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas mbylljes dhe krijimit të SPAK-ut.

13:57
Kërkohej nga Interpoli, arrestohet shqiptari 27-vjeçar në aeroportin e Prishtinës (EMRI)

Një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.

13:51
​BE: Korrupsioni ende sfidë për Kosovën

Korrupsioni mbetet sfidë e madhe në Kosovë dhe kjo dukuri negative po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve.

13:48
Plot 6 tonë marijuanë! Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, 20 të arrestuar

Autoritetet italiane i kanë dhënë një goditje të fortë trafikut të armëve dhe drogës të drejtuar nga një organizatë italo-shqiptare.

13:47
Dhjetëvjeçari me femrat më të bukura?

Debati se cili dhjetëvjeçar i ka pasur vajzat më të bukura vazhdon prej kohësh. Por unë kam zili fotografët që kishin modele femra si Sophia Loren, Elisabeth Taylor, Raquel Welch dhe Ann Margaret.

13:42
Tërmeti, ambasadori bullgar: Dy grupe inxhinierësh në Shqipëri, ditën e parë Bullgaria siguroi 100 mijë euro

Ambasadori i Bullgarisë, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka folur nga Bilishti për situatën në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit.

13:37
Kurti: Takimet me LDK-në vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja që dëshirojmë

Gjatë ditës së sotme nuk do të takohen lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

13:34
Çelja e negociatave, ambasadori i Bullgarisë: Shqipëria ka akoma për të bërë, duhet punuar

Ambasadori i Bullgarisë, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka folur nga Bilishti (përpos situatës në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit) sa i takon çeljes së negociatave.

13:32
Gjermania lider në shitjet e veturave elektrike – ky është sekreti

Sipas rezultateve të fundit të shitjeve, Gjermania e ka tejkaluar Norvegjinë në shitjen e makinave plotësisht elektrike që nga fillimi i vitit.

13:24
Koloneli izraelit tregon ne Durres si duhet vendosur tulla qe shtepite mos shemben. I paskemi vendosur gabim!

Koloneli izraelit, Golan Vach, ndodhet këtë paradite në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Ai tregoi live se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i apartamentit.