Çadrat në oborrin e kishës së Shën Mëhillit, strehohen 9 familje të prekura nga tërmeti

24/03/2020 09:55

Këto janë çadrat e ngritura në oborrin e kishës së Shën Mëhillit ku janë strehuar 9 familje banesat e të cilëve janë prishur nga tërmeti.

Këshillat e të gjithëve gjatë këtyre ditëve janë mbajta e higjenës dhe qëndrimi në shtepi.

Por për këta banorë çdo gjë është ndryshe pasi qëndrojnë prej muajsh në çadra.

Apeli i tyre i vetëm është që shteti të kthejë sytë dhe nga ata pasi deri më tani vetëm kisha i ka ndihmuar.

Top Channel