Koronavirus/ Humb jetën 13 vjeçarja në Panama, një nga viktimat më të reja në botë

23/03/2020 22:37

Panamaja ka raportuar vdekjen e një vajze 13-vjeçare, si pasojë e koronavirusit, duke shënuar kështu një nga viktimat më të reja në botë deri më tani. Megjithëse, COVID-19, është konfirmuar si një virus që ka si “pre të preferuar”, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, rasti i fundit të konfirmuar nga Panamaja, shërben si një kambanë alarmi, që të ruajmë veten, por edhe fëmijët, pasi dhe kjo kategori tashmë është potencialisht e rrezikuar.

Po ashtu autoritetet në Panama kanë konfirmuar edhe vdekjen e një burri 92-vjeçar, duke regjistruar kështu vdekjen e pestë në vend, si pasojë e virusit korona.

Mediat e huaja sqarojnë që të dyja viktimat ndërruan jetë në spital. Megjithatë ende nuk ka një ekspertizë të saktë përsa i përket vdekjes së 13 vjeçares, që të dëshmojë nëse e mitura vuante nga ndonjë problem të mëparshëm shëndetësor.

Top Channel