Meta në Open: Qeveria ka reaguar, do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, do të ftoj edhe Bashën

24/03/2020 01:59

I ftuar në Open këtu në Top Channel, presidenti Meta tha se qeveria ka reaguar për situatën e koronavirusit në vend.

Kreu i shtetit tha se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën brenda dy ditësh ku do të ftoje edhe Kryetarin e Partisë Demokratike, që të japë mendimin për situatën krah kryeimistrit Rama.

“Do mbledh pas dy ditësh këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të ftoj edhe Lulzim Bashën. Qasja do të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të jemi bashkë dhe të mos nxjerrim përfitime politike”- tha Meta.

Top Channel