Bukuroshja 24 vjeçare që ndihmon mjekët në “luftën” ndaj koronavirusin, merr vëmendjen e rrjetit

23/03/2020 22:45

Padyshim që heronjtë e vërtetë në këtë situatë kaotike që ndodhet mbarë globi, si pasojë e koronavirusit, janë mjekët dhe infermierët.

Vëmendja ndaj tyre këtë herë nuk është dhënë vetëm për punën e pareshtur që bëjnë për trajtimin e të infektuarve nga pandemia, por edhe për postimet e tyre në rrjete sociale. Së fundmi një 24 vjeçare britanike, e cila punon në sistemin shëndetësor, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, pas disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter.

Laura Heath, u shpreh se ndihet krenare që po ndihmon mjekët dhe qytetarët, në betejën kundër COVID-19. Profili i bukuroshes, nuk u tejmbush këtë herë vetëm me komente komplimentuese për pamjen e saj të fizike, por edhe për ndihmesën e vyer që po dhuron në këto ditë të vështira për të gjithë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel