Pipero tregon ku dallon gripi me koronavirusin: Ja kur quhet vështirësi në frymëmarrje

23/03/2020 22:50

Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” ka thënë se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm. Sipas Piperos një nga gjërat që i dallon është vështirësia në frymëmarrje.

“Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën. Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth.  U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje  në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen. “ tha Pipero.

Top Channel