Qeveria në seancën e djeshme të 26-të solli vendim që të ndalohet lëvizja e automjeteve nga transporti publik në territorin e tërë shtetit në periudhën nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm gjegjësisht derisa të zgjasë ora policore.

Nga e diela, ora policore shkurtohet për një orë dhe në vend deri në ora 06:00 do të zgjasë deri në orën 05:00.

Është vendosur edhe ndalesë për dy kategori të të rriturve – për personat më të vjetër se 67 vjet, të cilët nuk guxojnë të dalin nga shtëpia nga ora 11.00 paradite deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm dhe për rinjtë deri në 18 vjet, për të cilët lëvizja jashtë është e ndaluar nga ora 21:00 deri në orën 12:00 të ditës së nesërme.

Top Channel