Dua Lipa nuk i mban lotët teksa flet për gjendjen e coronavirusit: Do ta lansoj më herët albumin me shpresën t’ju sjell pak lumturi

24/03/2020 11:26

Dua Lipa shpërtheu në lot ndërsa njoftoi ndryshime në turneun dhe albumin e saj të ardhshëm në mes të pandemisë coronavirus.

Në një lidhje direkte em fansat e saj në rrjetin social Instagram të hënën, këngëtarja 24-vjeçare zbuloi se do të shtynte datat e turneut në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, por shpresonte të sjellë një lumturi për fansat duke afruar datën e publikimit të albumit të saj të dytë.
Dua kishte planifikuar ta publikonte albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” më 3 prill, por njoftoi që ajo e kishte afruar datën e lansimit për 27 mars, shkruan DailyMail.
Duke iu shtuar emocionet, Dua përgjatë videos në Instagram tha: “Shpresoj se do ju sjell lumturi dhe shpresoj se ju bënë të buzëqeshni, dhe shpresoj t’ju bëj krenarë”.
Duke këmbëngulur që turneu i saj gjithashtu do të rifillonte sa më shpejt që të ishte e mundur, ajo njoftoi: “Asgjë nuk është anuluar – koncertet janë shtyrë për shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve”.

“Datat e reja për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën do të vijnë nesër, në orën 10:00 të mëngjesit në Londër, ku unë do të njoftoj për datat e reja”, shtoi tutje Dua.

Dua Lipa kishte planifikuar nxjerrjen e albumit të ri “Future Nostalgia” më 3 prill, por do ta bëjë më herët


Ylli fitues i Çmimeve Grammy gjithashtu njoftoi se solo-kënga e saj e ardhshme, “Break myheart”, dhe videoklipi i saj muzikor do të dalë më herët se që ishte planifikuar, më 25 mars.
Ajo tha: “Jam e emocionuar sepse është këngë e fortë, është ritmike”.
“Dhe megjithëse kënga vjen nga një vend me të vërtetë i lumtur, unë jam duke shkruar për faktin që jam e dashuruar dhe jam aq e emocionuar, dhe aq e lumtur”, tregoi ajo.

Dua ka praktikuar distancën sociale mes pandemisë globale të coronavirusit dhe është duke jetuar në banesën e saj në Londër me të dashurin, Anwar Hadid.
Çifti janë bashk që nga qershori i vitit të kaluar.

Telegraf

Top Channel