Këtë të martë në të gjithë qarkun e Shkodrës janë rikthyer reshjet e dëborës.

Në qytet bora po vijon por pa densitet. Ndërkohë në Pukë këtë mëngjes është zbardhur i gjithë qyteti dhe fshatrat.

Disa centimetër borë raportohen edhe në zonat turistike të Thethit dhe Razmës ndërsa në Dukagjin, densiteti i reshjeve të dëborës është më i lartë.

Deri në këto momente nuk ka probleme me energjinë elektrike apo bllokimin e rrugëve.

Top Channel