Shtetet e Quintit, thirrje politikanëve të Kosovës: Jepini përparësi luftës kundër koronavirusit, jo politikës

24/03/2020 12:13

Përmes një deklarate, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, u kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe institucionale në Kosovë që të përqëndrohen në luftë kundër koronavirusit duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe të mos merren me çështje politike.

Komunikata e plotë:
Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim

Top Channel