Gjobë ndaj një furre buke/ AKU: Nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare

24/03/2020 13:12

AKU ka bërë disa kontrolle rigoroze për zbatimin e masave ndaj COVID-19, ku ka marrë masa administrative me gjobë për një furrë buke në Fier.

“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar  të Ushqimit Fier, në sajë të monitorimeve dhe kontrolleve të kryera për zbatimin e masave të marra për përballimin e situatës, në një subjekt ;Njesi prodhimi/tregtimi buke ka konstatuar prodhimin dhe tregtimin e produktit bukë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, të cilat cënojnë rëndë sigurinë e produktit dhe ndikojnë në shëndetin e konsumatorëve”, njofton AKU.

Gjithashtu gjatë kontrollit nga trupa inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte dhe manualin e vetëkontrollit (HACCP).
Referuar këtyre shkeljeve ligjore , trupa inspektuese mori ndaj subjektit masat administrative "gjobë":
a) Gjobë300,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare,
b) gjobë 100,000 lekë për mungesë të manualit të vetëkontrollit (HACCP),
c) Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave.

Top Channel