Pipero tregon protokollin kundër CoVid-19: Po përdorim medikamente kundër HIV, AH1N1 dhe kundër Artritit reumatoid

23/03/2020 23:00

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, sqaroi edhe një herë qytetarët për shenjat që shfaq koronavirusi, duke thënë në “Open” se është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm por ajo që e dallon është vështirësia në frymëmarrje.

Ndërkohë për sa i përket, medikamenteve që po përdoren mjeku i njohur është shprehur se po ecet me protokolle të suksesshme nga Italia dhe Kina. Sipas Piperos janë tre medikamente që më parë janë përdorur dhe kanë dhënë sukses, një medikament kundër AH1N1, një kundër HIV-it dhe një kundër Artritit.

“Përdorim një protokoll të përshtatur nga Italia dhe Kina. Me dy antiviral. Këto janë antiviral të cilët një që është përdorur për AH1N1 dhe një tjetër për Hivin që ka dhënë rezultat. Kemi porositur edhe një tjetër antiviral për një pacient. Por edhe ata duan që medikamenti të shkojë ku duan ata për studim. Jemi ne pritje për kloroklinë që përdoret për artritin. Një për AH1N1 një për HIV dhe një për Artritin reumatoid. Ky është protokolli që po zbatojmë krahas mjekimit sportiv dhe oksigjenimit. Sa kohë nuk kemi një medikament jemi të detyruar me këto eksperienca.” tha Pipero.

Top Channel