Java më e rëndë në SHBA, Autoritetet thonë se situata do të përkeqësohet nga koronavirusi

24/03/2020 02:29

Zyrtari kryesor i shëndtesisë në qeverinë amerikane dha një mesazh të zymtë, duke paralajmëruar se gjendja e koronavirusit në vend po përkeqësohet. Në komentet që bëri për televizionin NBC, Dr. Jerome Adams tha se : Dua që Amerika të kuptojë se këtë javë gjendja do të keqësohet, duke paralajmëruar se një pjesë e njerëzve nuk po e zbatojnë si duhet distancimin social.

“Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA sot kishte 35,530 të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Numri i vdekjeve deri tani është 473. Shtetet e Bashkuara janë pothuajse në gjysmën e periudhës 15 ditore, në të cilën sipas planit duhet të zbutet ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus, për të mos lejuar mbingarkesën e objekteve shëndetësore me persona të sëmurë rëndë.

Zyrtarët atje paraljamërojnë se situata “do të përkeqësohet” ndjeshëm këtë javë. Mbi 15 mijë vetë kanë humbur jetën në mbarë botën si pasojë e koronavirusit të ri e mbi 350,000 të tjerë janë infektuar.

Europa vazhdon të jetë epiqendër e koronavirusit, pasi numri i personave të vdekur po vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani. Masat e distancimit social funksionojnë, por kjo nuk duhet të krijojë euforinë se pas disa javë distancimi, njerëzimi e ka mundur koronavirusin, tha për VOA-n, Dr. Jennifer Nuzzo (Nazo), epidemiologe në Universitetin Johns Hokins, e cila këshillon që përvoja e Italisë të shërbejë si paralajmërim i rrezikut që i kanoset çdo vendi në rrethana të caktuara.

Top Channel