Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit po përshpejtohet me më shumë se 300 mijë raste tashmë të konfirmuara.

U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar i Covid 19 për të arritur 100 mijë rastet, 11 ditë për 100 mijëshen e dytë dhe vetëm katër ditë për 100 mijëshen e tretë. Por drejtori i përgjithshëm i OBSH, thotë se është ende e mundur që trajektorja të ndryshojë. Ai i kërkoi vendeve të adaptojnë testime rigoroze dhe strategji të gjurmimit të kontakteve. Ajo që ka më shumë rëndësi është cfarë bëjmë ne – tha ai. nuk mund të fitosh një ndeshje futbolli duke qëndruar në mbrojtje.

Duhet të sulmosh po ashtu – tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e FIFA-s Gianni Infantino për të lancuar një fushatë “ta shkelmojmë koronavirusin”, në të cilën shfaqen futbollistë.

Shefi i OBSH i kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe tha se distancimi fizik është një mënyrë e rëndësishme për të ngadalësuar përhapjen e virusit, por ai i cilësoi ato mënyra mbrojtëse, që nuk do të ndihmojnë në fitore.

Për të fituar ne duhet ta sulmojmë virusin me taktika agresive dhe të qarta, të testojmë cdo rast të dyshimtë, të izolojmë, të kujdesemi për cdo rast të konfirmuar dhe të ndjekim dhe karantinojmë cdo kontakt të afërt.

Ai shprehu shqetësim për shifrat e mëdha të punonjësve të shëndetësisë të infektuar, që sic duket është rezultat i mungesës së pajisjeve të pershtatshme të mbrojtjes. Ai tha se OBSH po punon me të gjithë partnerët për të racionalizuar dhe për të përcaktuar prioritetet e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse.

Top Channel