“Të gjithë në lutje me Papa Françeskun”/ Covid-19, të premten do të dëgjohet fjala e hyjit

24/03/2020 11:51

“Pandemisë së virusit le t’i përgjigjemi me lutjen e gjithmbarshme”- bëhet me dijeni në një njoftim, ku thuhet se të mërkurën, më 25 mars 2020, në orën 12:00, me krerët e kishave dhe me liderët e të gjitha bashkësive të krishtera, së bashku me të gjithë të krishterët e konfesioneve të ndryshme do të thuhet lutja ATI YNË, nisur nga situata e vështirë me të cilën po përballet mbarë njerëzimi.

Ndërkohë të premten, më 27 mars 2020, në orën 18:00, me të gjithë katolikët e botës do të dëgjohet fjala e hyjit, duke adhuruar të shenjtërueshmin sakramnet, në përfundim të të cilit do të jepet bekimi “Urbi Et Orbi”, së bashku me mundësinë për të marrë ndjesën e plotë.

Veçanërisht ku ka vuajtje, frikë dhe pasiguri, ka përherë vend për besim dhe shpresë.

Top Channel