Koronavirusi; Biologia e rekuperuar në SHBA: Mos bini në panik, simptomat e lehta kalohen në shtëpi

24/03/2020 15:35

Një grua amerikane që u shërua nga koronavirusi i ri ka një mesazh të thjeshtë për njerëzit e shqetësuar nga sëmundja epidemike; Mos bini në panik, mendoni për individët e rrezikuar më shumë dhe qëndroni në shtëpi nëse ndjeheni sëmurë.

37 vjeçarja Elizabeth Schneider është nga Seattle, qyteti me më shumë vdekje nga pandemia në SHBA. Biologia tha se kërkon të ndajë historinë e saj për t’i dhënë shpresë njerëzve edhe pse formën relativisht të lehtë të sëmundjes e kaloi në shtëpi.

“Sigurisht që nuk është diçka pë të marrë me shaka pasi ka shumë njerëz që janë të moshuar apo kanë sëmundje të tjera ekzistuese, kështu dhe gjatë qëndrimit në shtëpi duhet të izolojmë veten nga të tjerët”, thotë ajo.

Sipas të dhënave të autoriteteve kineze 80 përqind e rasteve të koroanvirusit vrasës kanë qenë në formë të lehtë ndërsa rastet serioze kanë kërkuar shtrim në spital dhe kanë prekur kryesisht njerëz me patologji të tjera si diabeti, sëmundje të zemrës apo të mushkërive.

Disa ditë pas një feste me miq ajo kishte ndjerë ethe dhe dhimbje trupi, ndërsa pas një gjumi të shkurtër pa temperaturën 39.4 gradë Celsius.

“Atëherë nisa të dridhem fort, kisha ethe e pickime në duart e këmbët”, thotë ajo, duke shtuar se më pas, me trajtimet e zakonshme temperatura nisi të ulet në ditët në vijim.

Për arsye se nuk kishte simptomat e zakonshme të koronavirusit si kollë apo marrje fryme nuk kërkoi ndihmë.
Por disa ditë më vonë ajo mësoi nga postimet në Facebook se disa nga nejrëzit në festën ku ajo kishte qenë ishin diagnostikuar me koronavirusin e ri dhe nisi të dyshonte. Të tjerë miqtë saj ishin paraqitur te doktori por nuk u ishte ofruar testi i koronavirusit pasi nuk shfaqnin kollë probleme frymëmarrjeje.

“Kur më në fund mora telefonatën më 7 mars që konfirmonte se isha pozitive me Covid-19, isha disi e çuditur, me njëfarë emocioni interesant,” pranon Schneider duke qeshur, edhe pse nëna e saj kishte nisur të qante kur i tha.

“Sigurisht që nuk do isha ndjerë ashtu po të mëkishte kapur më rëndë, por nga ana shkencore për mua ihste interesante”, thotë ajo e justifikuar pasi simtomat ishin reduktuar dhe autoritetet i thanë të qëndronte e izoluar në shtëpi për të paktën për të paktën shtatë ditë deri në zhdukjen e simptomave deh 72 orë pas zhdukjes së tyre.

Schneider shpreson që shembuli i saj të jetë tipik për shumicën e rasteve. “Mesazhi im të mos panikosemi.nëse mendon se e ke, dhe me shumë gjasa e ke, duhet bërë testimi, por nëse simptomat nuk janë kërcënuese për jetënqëndroni në shtëpi.mejkohuni me qetësues të zakonshëm, pini shumë ujë dhe gjeni programet e preferuara për të parë pa ndalim”, thotë Schneider.

FOTO GALERI
1/4
Infeksionet e lehta mund te trajtohen ne shtepi

Top Channel