Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Në këto momente të vështira për të gjithë, sipërmarrësi italian Giovanni Rana e ka vlerësuar në mënyrë të veçantë atë që ai e sheh si sakrificë të punonjësve të tij, për të dalë në punë edhe gjatë ditëve kur pandemia mbërriti kulmin duke shënuar me mijëra vdekje në Itali.
Rana, prodhues i makaronave të freskëta, doli me një plan të jashtëzakonshëm për rritjen e rrogave në total për 2 milionë euro në formë mirënjohjeje për 700 punonjës që kanë vazhduar punën në 5 fabrika në mbarë vendin, dhe që siç thuhet në njoftim: po garantojnë vazhdimin e furnizimit ushqimor gjatë emergjencës së Covid 19.
Praktikisht, rroga e çdo punonjësit do të rritet për këtë periudhe me 25% , e do të kenë edhe një bonus prej 400 eurosh për shpenzimet e dadove të fëmijëve. Plani që mbulon periudhën nisur nga 9 marsi, do të mbulojë dhe muajin prill. Është vendosur po ashtu të aktivizohet një policë sigurimi për vartësit në rast infektimit me koronavirusin, si dhe forcimi i masave të sigurisë në vendin e punës.
Top Channel