Ramës i lodhet “ajfoni”: I ra të fikët e mezi po përmendet, ndjesë për vonesën e mesazhit

24/03/2020 16:35

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme njoftoi se do të ketë një komunikim të rëndësishëm në orën 15:30.

“Sot në 15:30 kam një mesazh për ju mbi vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ndihmën konkrete financiare që do të lëvrojmë për biznesin e vogël familjet në ndihmë ekonomike përfituesit e pagesës së papunësisë. O do t’ia dalim, o do t’ia dalim, Zoti i Shqiptarëve është i Madh”, shkruante Rama.

Por edhe pse ka kaluar rreth një orë nga ku pritej të mbante deklaratën kryeministri ende nuk ka dalë për të dhënë mesazhin e  tij.

Ndërkohë ai ka zgjedhur të reagojë me anë të një psotimi në Facebook ku shrkuan se i është prishur celulari dhe kjo ka bërë që të vonojë deklaratën e tij.

“ Ndjesë për vonesën e mesazhit, po si duket u lodh ajfoni im nga puna skllavëruese 20 orë në ditë dhe i ra të fikët e mezi po përmendet“ shkruan Rama.

Top Channel