E shtunë, 14 Dhjetor 2019
12:06
Përkeqësohet moti, deti i “egërsuar” sot në Vlorë

Deti i “egërsuar” sot ne Vlorë. Moti i përkeqësuar i cili ka përfshirë rajonin e Jugut ka bërë që deti të ketë fuqi deri ne 6 ballë në det të hapur.

11:53
Rama në Laç: Për një periudhë 6 mujore, spitali duhet të jetë gati

Kryeministri Edi Rama ishte në Laç, ku inspektoi zonën pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai ishte i shoqëruar nga ministret Elva Margariti dhe Ogerta Manastirliu.

11:47
Kryeministri Haradinaj sfidon forcat e FSK-së, garë me pompa kundër oficerëve të rinj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sfiduar së fundmi forcat e FSK-së në pompa.

11:38
Pogradec/ Kapen duke transportuar shtetas të huaj, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke transportuar shtetas të huaj.

11:37
Situata pas tërmetit, ministri Çuçi prezanton procesin e vlerësimit të banesave

Ministri Çuçi në një konferencë për shtyp ka prezantuar procesin e vlerësimit të banesave, pas tërmetit të 26 nëntorit.

11:34
PSG dhe Juventus përgatiten për shkëmbimin e madh në janar

Juventus dhe PSG po mendojnë të realizojnë një shkëmbim lojtarësh në merkaton e janarit.

11:16
Video / Fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti, nis “Operacioni Kutia”

Dhuratat për Festat e fundvitit nuk do të mungojnë as për fëmijët e prekur nga tërmeti në zonat Durrës, Thumanë dhe Krujë.

11:05
Të arrestuarit e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, mes tyre edhe pronarët e “Vila Palma”

Policia ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.

10:44
Thaçi: Ushtria jonë e gatshme të kontribuojë për paqen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se më 14 dhjetor të vitit të kaluar kanë përmbyllur një proces të filluar më 2014, me të cilin i kanë vërë themelet e Ushtrisë së Kosovës.

10:29
Top Talent 3, ndiqni livestream audicionet

Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar.

10:22
Tërmeti/ Pritet të shembet godina e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, prania e dy pistoletave vonon procesin

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme janë marrë në pyetje në lidhje me gjendjen e godinave të Konvaleshencës, në njërën prej të cilave mbeti i vdekur në tërmetin e 26 nëntorit dhe Bajrama Hajdarmataj.

10:11
Lleshaj: Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë ka një perspektivë të re

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u takua me Ministren e Brendshme italiane, znj. Luciana Lamorgese.

10:06
Tërmeti, si të trajtojmë traumat psiko-emocionale

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.3 ishte një nga më të fortët që ka goditur Shqipërinë përgjatë historisë së njohur të vendit.

10:03
Ndryshonte vendimet e gjykatës sipas interesit vetjak, arrest me burg për ish-sekretaren

Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

09:57
Erdhi me bujë të madhe, Rebic pritet të largohet nga Milan pas 6 muajve

Milan transferoi në merkaton e verës, Ante Rebic nga Frankfurti.

09:48
Këtë javë pritet të vendoset e ardhmja e Politanos

Politano ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek klubi zi kaltër, mirëpo këtë javë do të vendoset përfundimisht për fatin e tij.

09:43
Thaçi: Rënia e Mujës ishte goditje e rëndë por edhe frymëzim për mijëra ushtarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, ka thënë se rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë që pandalshëm po i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

09:32
Foto/ Peshku i çuditshëm që po “pushton” bregdetin

Mijëra krijesa që ngjajnë me organin mashkullor janë parë në një plazh në Kaliforni.

09:24
Forca Detare mbyll misionin në Egje, Xhaçka: Ka nisur ringritja e flotës, Pashalimani bazë e NATO-s

Pas 3 vitesh dhe rreth 13 mijë orëve patrullim në detin Egje, Forca Detare ka përfunduar kontributin e saj në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.

09:14
Vazhdojnë takimet Kurti-Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

08:53
Parlamenti i ri britanik mblidhet të martën

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën. Në dallim nga periudha para zgjedhjeve, konservatorët e kryeministrit Johnson do të përfaqësojnë në të përsëri një shumicë.

08:36
Koment: Borisi fitoi, por humbi Britania e Madhe

Kjo ishte më shumë një garë jopopullariteti sesa një zgjedhje. Rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton rolin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar në botë.

08:22
Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjës, kush është viktima (foto)

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm Lushnjën, ku viktim ka mbetur Enver Boriçi 42 vjeç.

08:10
Tronditet qyteti, vritet në mes të lokalit ish-anëtari i bandës së Lushnjës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnjë, ku viktim ka mbetur Enver Borici 42 vjeç.

08:00
Vazhdojnë reshjet e shiut dhe dëborës, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

07:38
Hiqet taksa 15% për pronën që dhurohet brenda familjes, ja kushtet

Mazhoranca vendos që të heqë taksën prej 15% për rastet e dhurimit të pronës brenda familjes, por në mënyrë të diferencuar. Në komisionin parlamentar të Ekonomisë, dy deputetët socialistë Evis Kushi dhe Sadi Vorpsi propozuan amendamentin që parashikon mos aplikimin e taksës për rastet kur dhurohet banesa apo prona. Duke paraqitur propozimin, socialistja Kushi u shpreh se “propozimi vjen vetëm për rastet kur dhurohet një banesë e vetme, dhe truall dhe kjo kur vlera kadastrale është deri 30 milionë lekë”.

07:28
Shurupi i xhenxhefili/ Si ta përgatisni për të trajtuar kollën

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë. Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim. Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin. Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë.

06:58
Ujë, mjaltë e limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C. Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme me tretjen. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

06:34
Kundër problemeve të kockave/ Trajtimet natyrale dhe ushqimet e duhura

Një nga problemet më të mëdha me kockat është Osteoartriti. Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore. Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik. Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.

06:20
Arrestimet për tërmetin në Durrës/ Në pranga drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishensës, emrat

Policia sapo ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.

06:05
“Santa Lucia” godet Italinë, stuhia mbyll shkollat

Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka mbërritur i ftohti i acartë dimëror, në Milano të Italisë nisi bora e parë e sezonit. E premtja solli një stuhi të fortë në disa pjesë të vendit fqinj.

05:43
Tërmeti/ Policia nis aksion arrestimesh në Durrës

Policia sapo ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.

04:37
Turqi/ Ambasadori i SHBA-së ftohet në bisedë rreth rezolutës për gjenodicin ndaj armenëve

Ministria e Jashtme e Turqisë tha të premten se e ka ftuar në bisedë ambasadorin e SHBA-së në Ankara, David M. Satterfield, lidhur me një rezolutë të miratuar nga ligjvënësit amerikanë, e cila e njeh si gjenocid vrasjet masive të armenëve, një shekull më parë.

03:33
Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut

Inteligjenca artificiale përkufizohet gjerësisht si teknologjia që u mundëson makinerive të kryejnë funksione që vetëm njerëzit i kanë bërë në të kaluarën. Megjithatë, ndërsa kjo teknologji vazhdon të avancojë, Zëri i Amerikës shqyrton zhvillimin në rritje të debatit për t’u siguruar që vendimet që do marrin makinat, të jenë vendime etike.

02:21
Hetimi i Trump/ Miratohen akuzat ndaj presidentit

Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi dy akuzat kundër presidentit Donald Trump, duke e çuar procesin drejt votimit në dhomë.

01:22
Atentat ndaj dy të rinjve në Peqin/ Vritet një 23 vjeçar që sapo ishte kthyer nga emigrimi, plagoset shoku i tij

Një 23 vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë mbrëmjen e së premtes në Peqin, pasi ndaj mjetit me të cilin udhëtonin është qëlluar me armë zjarri.

00:39
Automjeti përplaset me pemën, vdes 17 vjeçari

Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër ku një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

00:28
Foto/ Shefi gjen hala në pjatat e konkurrentëve, tensione të forta në Hell’s Kitchen

Puntata e sotme në Hell’s Kitchen ishte e mbushur me debate, sherre dhe thyerje pjatash. Në skuadrën e djemve domoi debati thuajse gjatë gjithë kohës.

E premte, 13 Dhjetor 2019
23:43
Napoli blen mesfushorin e Veronës, transferimi kompletohet në verë

Mesfushori maroken me pasaportë holandeze Sofyan Amrabat është blerja më e re e Napolit, ndonëse 23-vjeçari do të vijojë të luajë me fanellën e Veronës deri në fund të sezonit dhe vetëm verën e ardhshme do të vihet në dispozicion të Gattusos.

22:46
Icardi rilind te PSG-ja, Cavani përgatit largimin në janar

Sezoni i kaluar është lënë tërësisht pas krahëve nga sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, që duket se tani ka rilindur me skuadrën e Paris Saint Germain, ku është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm dhe po shënon rregullisht.

22:32
Dhjetori nuk është i mbarë për këto 3 shenja të horoskopit

Edhe pse muaji dhjetor është i mbushur me festa gazmore, jo të gjithë mund të jenë të lumtur. Fundja, dimri është stinë e ashpër. Por renditja e yjeve do të jetë e ashpër dhe për disa shenja të horoskopit.

22:11
Muça: Shumë i lumtur për fitoren, ja kush do jetë trajneri i ri i Tiranës

Gentian Muça ishte titullar dhe me shiritin e kapitenit në krah, në derbin që Tirana fitoi 1-2 përballë Partizanit, ndërsa pas ndeshjes u ndal edhe për mikrofonin e Supersport, ku zbuloi detaje mbi profilin e trajnerit të ardhshëm të bardhebluve.

22:07
Batha: E parandjeva golin, në derbi bëhemi vetë trajnerë

Idriz Batha ishte futbollisti i ndeshjes në derbin Partizani-Tirana, duke shënuar golin e parë pas vetëm 7 minutash dhe duke qenë një digë e vërtetë para mbrojtjes.

21:36
Foto/ Lot dhe brohoritje në festën e Tiranës, bardheblutë të parët që fitojnë në stadiumin e ri

Batha në minutën e 7 dhe Kobinah në minutën e 90, i dhanë fitoren Tiranës në derbin kundër Partizanit.

21:36
Lerda: Në fushë nuk luajnë trajnerët, duhet të ringrihemi shpejt

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda pranoi se skuadra e tij bëri shumë gabime në derbi, duke i “dhuruar” fitoren Tiranës, ndërsa në intervistën për “Gol pas Goli” theksoi se zgjedhjet në formacion i kishte bërë në bazë edhe të mungesave.

21:25
Egbo: Nuk bëra asgjë, ja çfarë u thashë çunave para ndeshjes

U emërua trajner i parë i Tiranës përkohësisht, por Emanuel Egbo udhëhoqi bardheblutë drejt suksesit në derbi, që mungonte që prej shkurtit të vitit 2014. Bardheblutë vinin pas shkarkimit të dy trajnerëve radhazi, por me Egbo në pankinë u pa një qetësi për t’u admiruar dhe një grintë e madhe nga ana e të gjithë futbollistëve.

21:21
E premte e çmendur, të rinjtë britanik ‘lënë nam’

Ky fundvit i gjeti të rinjtë britanikë duke bërë festa të çmendura. Alkool, lakuriqësi, njerëz të shtrirë në anë të rrugës, janë këto pamje që policia lokale e Londrës por edhe të qyteteve të tjera të Anglisë ndeshin pas çdo mbrëmje në Pub.

21:16
SHBA alarmon Rusinë, një tjetër test i raketës balistike

Shtetet e Bashkuara kanë testuar ditën e sotme edhe një tjetër raketë balistike. Kujtojmë që kjo është prova e dytë në katër muajt e fundit, që kur Uashingtoni u tërhoq nga një traktat me Rusinë, i cili e ndalonte testimin e raketave balistike.

21:14
Vuajtje dhe lëndim, shenjat e horoskopit që janë të destinuara të dërgojnë drejt kësaj rruge

Marrëdhëniet e dashurisë janë të prirura të ndjekin dy rrugë, ose një fund të lumtur si në “përralla”, ose zemër të thyer dhe të dëshpëruar nga lëndimi, që ka pësuar nga kjo marrëdhënie. Por një ndikim jo të pakët në formimin e karakterit që lidhen në marrëdhëniet në çift e ka horoskopi. Leximi i yjeve zbulon se kush shenja të horoskopit (të cilat lidhet me muajin e lindjes), ju bëjnë të vuani dhe të ndiheni keq në skeptrin dashuror.

21:13
Foto/ Wanda Nara mbush 33 vjeç, festa e ditëlindjes bëhet në Paris

Bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të, këtë herë në kryeqytetin e Francës, Paris, aty ku sulmuesi argjentinas luan që prej muajit shtator, me fanellën e PSG-së.

20:59
I vjen fundi makthit të Tiranës, fiton pas 6 vitesh kundër Partizanit

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air Albania Stadium”.

20:57
Paralajmërimi i OKB-së, pabarazia po nxit protestat

Liderët politikë në të gjithë botën mund të përballen me zemërimin në rritje të qytetarëve nëse nuk do të riangazhohen me popullatat e palumtura. Një zyrtar i Kombeve të bashkuara tha të hënën se shefat e shteteve në të gjithë botën përballen me protesta, dhe kjo e ka një shkak.

20:52
Projekti i së nesërmes, jahti luksoz që bëhet nëndetëse

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore. I ëndërruar nga arkitektja italiane Elena Nappi, mjeti hibrid mund të lundrojë në sipërfaqen e detit dhe mund të zhytet nën ujë.

20:48
La punën për të bërë fshesa si të dikurshmet

Në pranverë të vitit 2017, la punën si stiliste për një kompani dizenjimi dhe nisi të krijojë fshesa tradicionale për t’i shitur.

20:46
Ndahet nga jeta aktori Danny Aiello

Aktori veteran Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat “Do the Right Thing”, “The Godfather”, është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Ai ka luajtur edhe babain e Madonës në një videoklip të 1986 të këngës “Papa Don’t Preach”.

20:43
Parku me skulptura mizore (FOTO)

Turistët duan të mos lënë vend pa vizituar. Madje, edhe ferrin.

20:40
Vajza që ia vranë nuk ishte në fakt e saja, s’e lënë t’i afrohet vajzës biologjike

Një nënë thotë se vajza të cilën e rriti për më shumë se 10 vite, dhe që ia vranë, nuk kishte qenë e saja por ia kishin ndërruar në maternitet.

20:38
Drejtësia, 6 vite kërkime për të gjetur një zetor. Pas denoncimit nga Fiks Fare, e gjejnë për 1 javë!

Pak javë më parë, Fiks Fare denoncoi veprimet e prokurorisë së Fierit, e cila për 6 vjet nuk arrinte të gjente një zetor, për bërjen e një eksperimenti pas një aksidenti.

20:36
Toyota Highlander e vitit 2020

Ndërkohë që kompanitë sa vijnë e po i kushtojnë më shumë vëmendje makinave SUV, Toyota 2020 Highlander duket se do të jetë modeli kyç për kompaninë japoneze.

20:27
Nga drejtuesit te specialistët, kallëzohet në Prokurori pjesa dërrmuese e Hipotekës

Kanë kryer shkelje të rënda ligjore gjatë kryerjes së detyrës. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat shumë punonjës të Hipotekës në Beratit. Burime të brendshme e të besueshme në Prokurorinë e Beratit, konfirmojnë se, 10-ditë më parë KLSH-ja solli në këtë institucion dosjen në ngarkim të punonjësve të hipotekës së Beratit.

20:21
Modeli i ri i Mercedes-AMG GLE

Mercedes-AMG ka sjellë modelin më të fundit, GLE Coupe të vitit 2021, e cila jo vetëm që është e fuqishme dhe ekologjike, por është shumë e mirë për t’u përdorur edhe në borë.

20:15
Detajet/ Atentati në Peqin, vrasja e të riut dhe lidhja e tij familjare me viktimat e atentatit të një viti më parë në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe bëhet fjalë për Andi Zylyfin.

20:07
Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje. Dilema për Presidentin bllokon bisedimet për qeverinë e re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndryshoi datën e mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të Kosovës nga 24 dhjetori për në 26 dhjetor, për shkak të pushimit të krishtlindjeve. Por ndërkohë LDK dhe Vetëvendosja ende s’kane arritur një marrëveshje për qeverine e re. Albin Kurti u takua këtë pasdite me Isa Mustafën

19:59
FOTO/ Pjesa e parë, momentet më pikante nga Partizani-Tirana

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 pjesa e parë midis Partizanit dhe Tiranës në “Air Albania Stadium”.

19:53
Atentat në Peqin/ Vritet djali i një polici burgu, një tjetër në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Peqin ku një 23 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

19:49
“Santa Lucia” godet Italinë, stuhia mbyll shkollat, në Milano nis dëbora

Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka mbërritur i ftohti i acartë dimëror, në Milano të Italisë nisi bora e parë e sezonit. E premtja solli një stuhi të fortë në disa pjesë të vendit fqinj. Kushtet atmosferike detyruan mbylljen e shkollavë ne Romë e Napoli.

19:47
Ushtarët dhe policët nderohen në “Air Albania Stadium”

Vetëm pak javë më parë Shqipëria u prek nga një tërmet i fuqishëm, e cila regjistroi 51 viktima, qindra të plagosur si edhe shumë dëme materiale.

19:39
Britani/ Johnson fiton shumicën, “rebelohet” Skocia: Nuk na nxirrni dot nga BE

Boris Johnson tha se shpreson që fitorja e jashtëzakonshme e partisë së tij do t’i japë një fund debatit për Brexit-in dhe do të hapë rrugën për shërimin e vendit.

19:31
Ligji i ri për mediat, ja cfarë parashikon kundër ‘fake news’ dhe portaleve në të zezë

Ligji i ri për mediat, më së shumti prek mediat ‘on line’, të cilat aktualisht në pjesën dërmuese të tyre janë në të zezë. Ligji që po diskutohet me shumë debate në Kuvend dhe më kundërshtinë e grupeve të interesit parashikon vendosjen e disa rregullave të ngjashme edhe me ato që aplikohen për mediat e tjera, televizionet radiot dhe gazetat.

19:26
Konviktet shemben me eksploziv, Universiteti Bujqësor u dëmtuan rëndë ditën e tërmetit

Kjo ishte godina e parë e konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, e cila u shemb me shpërthim të kontrolluar pasditen e së premtes. Janë dhjetë godina në total të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

19:15
Derbi i çmendur, shënohen dy gola në 2 minuta

Është shënuar goli i parë në derbin Partizani-Tirana në minutën e tetë të takimit.

19:01
Mesazhi prekës i tifozëve të Partizanit për viktimat e tërmetit në derbi

Në stadiumin ‘Air Albania’ do të luhet për herë të parë një ndeshje e kategorisë Superiore dhe është pikërisht derbi, Partizani-Tirana.

18:56
LVV dhe LDK ende pa marrëveshje për Qeverinë, takohen sërish nesër

Pas një takimi që zgjati gati tri orë mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, këto dy parti kanë bërë të ditur që takimi i radhës do të jetë nesër.

18:52
Ish-deputetët e PD në Manëz, banorët e prekur nga tërmeti: As çadra dhe as bonus qiraje

Partia Demokratike deklaron se në Manëz situata humanitare vazhdon të jetë shumë e rëndë.

18:45
“Belinda flinte në makinë, Olta sapo ka lindur dhe rrinte rrugëve”, Rama tregon peripecitë e ministreve pas tërmetit

Në vizitat që zhvillon në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të fliste edhe për vështirësitë me të cilat janë përballur, kryesisht ministret, pas tragjedisë që shkaktoi lëkundja e tokës.

18:33
Qime në pjatë? Më keq akoma. Në pjatat e restorantit të Hell’s Kitchen sot do te gjenden hala

Ajo çfarë ndodhi në Hell’s Kitchen, si dënim, në natën kur në pjatën e një klienti u gjend një qime, dihet që ishte një situatë që askush nga konkurrentët nuk do të donte të përsëritej më: qethje zero e dy prej djemve të skuadrës blu.

18:32
“Jetoja nëpër kampe, merresha me pislliqe”, reperi shqiptar rrëfen të shkuarën e errët

Reperi shqiptar Orges Qato, i njohur me emrin e artit “Alores’ ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu fëmijërinë e tij të vështirë dhe rrugëtimin e gjatë deri këtu.

18:28
Luanin e fusin kontrabandë në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka njoftuar se rasti i luanit që është duke u mbajtur i mbyllur në kafaz në Stanaj të Gjilanit, e që rezulton të jetë i kontabanduar, është duke u trajtuar nga institucioni në koordinim me institucionet tjera shtetërore.

18:26
Monako/ Thaçi e falënderon Princin Albert II për përkrahjen në organizatat ndërkombëtare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë/Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është pritur sot nga Princi Albert II i Monakos në Pallatin Principal, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen për Kosovën.

18:24
Kosovë/ Zjarrfikësit s’do të hynë në grevë, do të solidarizohen me policët nëse protestojnë

Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se për shkak të specifikave të ngjashme për siguri me Sindikatën e Policisë, kanë vendosur që nëse do të organizohet protestë nga Policia e Kosovës të solidarizohen me Policinë.

18:23
Ndihma pas tërmetit, Ambasada e Shqipërisë ndan mirënjohje për Ministrinë e Infrastrukturës të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nga i cili ka pranuar mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë shtetit shqiptar, në përballjen e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

18:15
Derbi Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të parë Partizani-Tirana që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

18:05
Shkolla që u mëson djemve “punët e shtëpisë”

Lufta kundër pabarazisë gjinore, ka nxitur një shkollë në Spanjë që t’u mësojë djemve që të gatuajnë, të pastrojnë dhe të hekurosin. Është krijuar ideja që vetëm gratë duhet të gatuajnë të hekurosin, të pastrojnë, ndërsa djemtë të mos merren me punë të këtij lloji.

17:58
“Bomba” Lauren! (FOTO)

Lauren Goodger njihet për format e saj “bombastike”, megjithëse me ndërhyrje kirurgjikale.

17:56
Universiteti i Mjekësisë ndërpret mësimin gjatë dhjetorit, shkak dëmtimet nga tërmeti

Në Universitetin e Mjekësisë nuk do të zhvillohet mësim përgjatë muajit dhjetor. Vendimi është marrë nga Rektorati i Universiteti, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar godina nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Studentët do të mund të rikthehen në auditore më 6 janar të 2020-ës.

17:47
Rrëmbehet dhe lirohet më pas një femër në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës raporton se në Leshak të Mitrovicës dy të dyshuar të nacionalitetit serb në një lokal për shkaqe ende të panjohura e kishin rrahur një femër dhe të njëjtën me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar në drejtim të pikës kufitare në Jarinje.

17:46
Komisioni i Ligjeve rekomandon ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Trump

Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve rekomandoi sot ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Donald Trump, një ditë pas një maratone debati prej 14-orësh të zhvilluar sipas linjave partiake. Ligjvënësit republikanë bënë që debati rreth dy akuzave të zgjatej, edhe pse nuk kishte ndonjë shpresë se mund t’u merrnin ndonjë votë demokratëve.

17:27
3 ditë protestë, gazetarët do të kundërshtojnë pakten “anti-shpifje” të Qeverisë

Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë vendosur të kundërshtojnë me protesta në rrugë dhe ‘on line’, paketën “anti shpifje” të përgatitur nga mazhoranca e Edi Ramës, për të cilën thonë se është përpjekje për të kapur median ‘on line’ në Shqipëri.

17:21
Partizani-Tirana si Real-Barcelona, ja ku ngjasojnë

Jedi Jupi ka qenë i ftuar në studion e ‘Top Talk’ ku ka folur në lidhje me derbin Partizani-Tirana që do të luhet në orën 19:00 në ‘Air Albania Stadium’.

17:13
Placenta vazhdonte t’i zhvillohej brenda trupit, Kim 5 operacione në një vit

Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve, megjithëse vetëm dy prej tyre ka sjellë në jetë natyralisht, e dy të tjerë nga një nënë surrogate.

17:08
Redi Jupi në ‘Top Talk’: Shqipëria ka qenë në vend të parë sa i përket shikueshmërisë në stadium

Në “Air Albania Stadium” në orën 19:00 do të luhet ndeshja e parë e kampionatit Shqiptar në këtë stadium dhe do të jetë derbi Partizani-Tirana.

16:58
Qyteti që po ndërtohet nga zeroja për t’u përballuar nga të gjithë

“Duket utopiane, e di”, thotë Daniel Haime, teksa qëndron mbi hartën e Serena del Mar, qytetit që po ndërton në Detin Karaibean. Ai ka në plan të transformojë një territor prej më shumë se 1000 hektarësh, (në dalje të Kartagjenës, në Kolumbi, të blerë nga familja e tij në vitin 1968) në një metropol plot gjallëri ku lojtarët e pasur të golfit do të jetojnë me emigrantët e varfër.

16:51
OSHEE: Ja zonat që do të kenë ndërprerje energjie në Tiranë

OSHEE nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se cilat zona do të kenë ndërprerje energjie më 14 dhe 16 dhjetor.

16:45
Prishen godinat e pabanueshme në Universitetin Bujqësor, Rama dhe Veliaj japin lajmin e mirë për familjet dhe studentët

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe të Forcave të Armatosura nisën demolimin e dhjetë godinave në Universitetin Bujqësor, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti dhe paraqisnin rrezik për familjet dhe studentët e strehuar aty.

16:30
Në stadium jo vetëm tifozë, Policia merr masa sigurie specifike për ndeshjen derbi

Në stadium për ndeshjen Partizani-Tirana duket se nuk ka vetëm tifozë, por edhe kuriozë që duan të shikojnë stadiumin e ri “Air Albania”. Ndërkohë që tifozeria do hyjë në mënyrë të organizuar në stadium, policia ka marrë masat e saj.

16:30
Sot derbi Partizani-Tirana, zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania”

Sonte në mbremje në “Air Albania Stadium” do të luhet ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo është ndeshja e dytë që luhet në stadiumin që u përurua nga ndeshja Shqipëri-Francë.

16:17
Partizani zbulon shifrat, ja sa është numri i biletave të shitura deri më tani

Sonte në orën 19:00 do të luhet supersfida e javës së 15 midis Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për kampionatin Shqiptar.

16:09
Video/ Shembet me eksploziv konvikti në Kamëz, ishte dëmtuar nga tërmeti

Ndërtimet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit janë duke u shembur dhe një prej tyre ishte edhe një nga konviktet në zonën e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

16:05
Rama dhe Elvis Naçi në Thumanë: Janë mbledhur 7 mln euro, do shkojnë për ata që kanë nevojë

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e ndërtesave të reja. Në Thumanë po vijon puna për ndërtimin e banesave të qytetarëve që mbetën në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit të 26 nëntorit.

15:45
Tifozët e Tiranës gati për derbin, atmosferë e zjarrtë në qendër të qytetit

Tifozët e Tiranës janë mbledhur në qendër të qytetit nga ku do të bëhet edhe nisja për në stadiumin “Air Albania”. Tirana përballet sot me Partizanin, në derbin më të fortë të Shqipërisë.