Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e presidentit Ilir Meta.

Kjo mbledhje dedikuar tërësisht situatës me Covid 19 është duke u zhvilluar online përmes një platforme të ngjashme e të sigurt e ngjashme me ato që përdoren nga ajo që njihet si teleperformancë.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi në edicionin e orës 12 se në këtë Këshill është duke u diskutuar

Vlerësimi i situatës parashikimet për pikun dhe strategjitë e përballjes me të deri në fund. Sikurse edhe vlerësimi i situatës së spitaleve rajonale, pajisja trajnimi dhe mbrojtja e personelit mjekësor.

Burime nga kjo mbledhje i thanë Top Channel se Presidenti Ilir Meta është shprehur për nevojën e përforcimit të spitaleve rajonale.

Po diskutohet gjithashtu edhe për detyrat për çdo institucion. Një tjetër pikë diskutimi në Këshill është edhe riatdhesimi shtetasve shqiptarë të mbetur në shtete të ndryshme pas mbylljeve të kufijve tokësor dhe fluturimeve.

Top Channel