Guardiola dhuron 1 milionë euro në Spanjë, për luftën kundër koronavirusit

25/03/2020 11:32

Pep Guardiola u vjen në ndihmë bashkëkombasve të tij.

Spanja gjatë ditëve të fundit është kthyer në një vatër zjarri për të prekurit nga koronavirusi dhe numrin e lartë të vdekjeve që e bëjnë shtetin iberik një nga më të dëmtuarit pas Italisë.

Në këto momente Spanja ka nevojë për ndihmë financiare për të përmisuar kushtet në spitale dhe u ka bërë thirrje njerzëve të pasur të këtij vendi të dhurojnë donacione.

Një prej këtyre të pasurëve është edhe trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola. Ai ka vendosur të dhurojë 1 milionë euro për Qendrën Spitalorë të Barcelonës, e cila ka hasur mjaft vështirësi në këtë situatë.

Qëllimi i këtij donacioni është plotësisht në përdorimin e tyre në ndihmë të ngritjes së infrastrukturës për të arritur suportin e duhur ndaj pacientëve të shumtë. Spanja është vendi i dytë në Europë për numrin e të prekurve dhe viktimave.

Top Channel