“Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi”, mjeku Tritan Kalo: Na duhet pak optimizëm gastronomik

25/03/2020 08:58

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë një këshillë për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e optimizmit gastronomik në këto ditë të vështira, teksa ndan edhe një recetë me ta.

“Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik.  Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre. Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi. Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”- shkruan Kalo.

Top Channel