U argëtua me miqtë dhe publikoi video në rrjetet sociale, ylli televiziv qëllohet për vdekje pak orë më vonë
Dënime të rënda penale janë parashikuar për qytetarët italianë që shkelin karantinën dhe masat parandaluese të sigurisë kundër transmetimit të koronavirusit.
Urdhrat e rinj të botuar vonë në mbrëmjen e të martës përfshijnë:
Ata që kanë testuar pozitiv dhe nuk qëndrojnë në shtëpi mund të përballen me një deri në pesë vite burg. E ndërsa në krahun tjetër, gjobat për shkeljen e ligjeve të karantinës janë rritur nga 400 euro në 3.000 euro.
Bizneset që thyejnë rregullat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit mund të mbyllen nga 5 deri në 30 ditë.
Kjo rregullore do të rishikohet çdo muaj deri më 31 korrik dhe mund të bëhen akoma më të rreptë nëse do të jetë e nevojshme, thuhet në dekretin e qeverisë.
Italia, epiqendra e re e virusit, ka regjistruar afro 70,000 raste dhe pothuajse 7,000 vdekje, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.
Top Channel