21 vjeçarja britanike bëhet personi më i ri pa sëmundje të tjera që vdes nga koronavirusi i ri

25/03/2020 15:17

Një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën pasi u infektua me Covid-19 në Britani dhe besohet se është personi më i ri pa sëmundje të tjera që vdes nga epidemia.

Chloe Middleton nga High Wycombe, Buckinghamshire, ka vdekur nga infeksioni vrasës më 21 mars.

Nëna e saj Diane Middleton, shkruante në rrjetin Facebook: “Për të gjithë njerëzit që mendojnë se ky është thjsht një virus ju lutem mendojeni mirë. Duke folur nga eksperienca ime personale, ju them se ka marrë jetën e vajzës time 21 vjeçare”.

Ndërsa tezja e saj Emily Mistry, tha se Chloe “nuk kishte cështje të tjera shëndetësore”.

Ajo shkruante: “Mbesa ime e bukur dhe e dashur Chloe, ka vdekur nga COVID-19. Ajo nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Njerëzit e mi po kalojnë dhimbje të paimagjinueshme”.

Ndërkohë një djalë 18-vjeçar besohet se është viktima më i ri i vrarë nga koronavirusi në Britani por ishte duke u trajtuar “për probleme të tjera të konsiderueshme shëndetësore”, tha profesor Kiran Patel, kreu i spitalit universitar të Coventry e Warwickshire.

Top Channel