CoVid-19/ Shqipëria kërkesë Kinës për mjekë, Rakacolli: Skenare për çdo situatë, kemi gati 200 respiratorë

25/03/2020 13:44

Shqipëria ka kërkuar nga Kina mbështetje për mjekë profesionistë kundër Koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli  e cila duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve është shprehur se:

“Ministria e Shëndetësisë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës në Shqipëri. “- tha Rakacolli.

A është i certifikuar laboratory në QSUT?

Po kryen të gjitha standardet për ta kryer këtë testim. Është në rrugën e certifikimit dhe në momentin që do të fillojë analizat do të jetë një laborator sipas standardeve.

Sa respiratorë ka Shqipëria?

Mbi 200, duke shfrytëzuar edhe ato në strukturat private. Është porositur një sasi tjetër respiratorësh.

Kush është skenari më i keq?

Është shumë e vështirë të bësh të tilla parashikime, është një gjë e re, që po zhvillohet në mënyra të ndryshe. Po bëjmë skenare për cdo moment edhe për rastin më të keq. Deri tani e kemi nën kontroll.” tha Rakacolli.

Ndërkohë Rakacolli ka thënë se ilaçet që janë përdorur si kurë për të trajtuar malarian, janë efektive edhe për trajtimin e koronavirusit dhe Shqipëria i disponon në rezervat e saj.

“Infektivi në protokollin që ka bërë e ka të përdorur medikamentin antimalares. Patjetër që stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri edhe tani”, tha Rakacolli.

Ndërkohë, ka bërë me dije se në Shqipëri, duke përfshirë edhe ato të spitaleve private, janë gjithsej 200 respirator dhe pritet të vijë një sasi tjetër nga jashtë.

Top Channel