Në Kosovë, aktualisht, 63 persona rezultojnë të prekur nga Covid 19 dhe gjendja e 28 pacientëve të shtruar në klinikën infektive, sipas zyrtarëve, është e qëndrueshme. Kjo është konfirmuar për kosova pres nga drejtoresha e klinikës, lindita ajazaj berisha sipas të cilës, vetëm 8 kanë nevojë për oksigjen.

“Për momentin në Klinikën infektive i kemi 28 pacientë të cilët janë të konfirmuar me COVID pozitiv prej tyre 20 janë në gjendje stabile, kurse 8 raste janë raste të cilat kanë nevojë për oksigjenoterapi. Gjendja e pacientëve për momentin është stabile, vazhdimisht janë duke u përcjell nga ekipet mjekësore në repartet e izolomit”.

Drejtoresha Ajazaj-Berisha tha se vazhdimisht kjo Klinikë është pajisur me terapitë e nevojshme që duhen për trajtimin e këtyre pacientëve. Ajo theksoi se si Klinik Infektive janë të furnizuar edhe me pajisjet mbrojtëse të nevojshme për stafin mjekësor që janë vija e parë e frontit karshi kësaj pandemie.

“Kemi protokolle që po aplikohen edhe në shtetet tjera. Edhe ne kemi filluar me këto protokolle të reja dhe të gjithë pacientët janë sipas indikacioneve vendosen në terapi”.

Momentalisht, klinika ka staf të mjaftueshëm në dispozicion për të përballuar fluksin. Mbrëmjen e të martës u konfirmuan edhe dy raste të reja me koronavirus në kosovë ndërkohë që deri më tani, një person ka humbur jetën.

Top Channel