Covid-19/ Shënohet viktima me moshën më të re në SHBA

25/03/2020 07:21

Autoritetet në Los Angeles, kanë raportuar vdekjen e një fëmije, si pasojë e koronavirusit, duke shënuar kështu viktimën më të re në moshë në SHBA, shkruan Daily Mail.

Në Los Angelos, përveç të miturës, kanë humur jetën edhe katër persona të tjerë, duke e dërguar numrin e viktimave në këtë rajon, në 11 persona. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 662 persona, shkruajnë mediat lokale. Për të miturën autoritetet kanë njoftuar se jetonte në Lancaster duke mos preferuar për dhënë detaje të tjera.

“Vdekja e fëmijës është një këmbanë e madhe alarmi që COVID-19 infekton dhe merr jetë njerëzish nga të gjithë grupmoshat”, tha Dr. Barbara Ferrer, drejtoreshë e Departamentit të Shëndeitit Publik në Los Angeles.

Sakaq, SHBA po njeh një shtim të madh të personave të infektuar dhe viktimave si pasojë e pandemisë. Deri më tani në të gjithë vendin janë raportuar 52,921 persona të infektuar ndërsa 685 të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel