“Shpërndahen 2850 pako ushqimore”/ Ministrja Xhaçka: Vijojnë operacionet humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë

25/03/2020 10:32

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një postim ku shihen Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit teksa po vijojnë me operacionet humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë.

“2850 pako ushqimore janë shpërndarë në vetëm pak ditë në familjet që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti”, shkruan ministrja në postim, duke shtuar se vijojnë operacionin humanitar në ndihmë të kryefamiljarëve, pensionistëve dhe kryefamiljarëve.

Top Channel