GREQI- Një tërmet ka goditur shtetin fqinj rreth orës 09:49 të kësaj të mërkure. Sipas EMSC tërmeti ka qenë i shkallë 4.0 rihter me një thellësi  2 km. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të Greqisë.

Sipas të dhënave në EMSC epiqendra e lëkundjes sizmike ka qenë 6 km në veri lindje të Kanallakios, vetëm 47 kilometra larg Janinës.

Greqia është një zonë shumë sizmike dhe për pasojë lëkundjet janë të shpeshta. Deri më tani nuk është raportuar për dëme.

Top Channel