Ka shkuar në 20 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi.

Viktima është një 41-vjeçare nga Kosturi. Mësohet se viktima vuante edhe nga sëmundje te tjera bashkëshoqëruese.

E ndjera ka ndërruar jetë para dy ditësh, por sot u konfirmua analiza që doli në përfundimin se gruaja ishte infektuar nga Covid-19. Ndërkohë mësohet se e gjithë familja e saj është karantinuar.

Aktualisht në Greqi regjistrohen 695 të prekur.

Top Channel