Kinë/ Një person humb jetën nga Hantavirusi, por ja pse nuk duhet të shqetësohemi

24/03/2020 17:56
A rat surprised to see a human so close.

Në kohën kur Covid 19 po tmerron botën, Kina vetë, vendi ku nisi më së pari sëmundja, tashmë duket se ka arritur të shpëtojë prej saj.

Provinca e Hubeiut është hapur e shumë shpejt, pritet të hiqet përfundimisht karanatina edhe në Wuhan. Por ndërkohë, një tjetër lajm frikësues mbërrin prej andej: një person humbi jetën nga një tjetër virus.

Ai quhet hantavirus dhe përhapet nga minjtë. Viktima ishte në provincën e Junanit. 32 persona të tjerë që ndodheshin në një autobus me të, i janë nënshtruar menjëherë analizave

Lajmi u përhap me shpejtësi në Twitter. Por edhe disa media e cilësuan si virusi i ri, në fakt, hantavirusi është ekzistues.

Në vitin  1978, një Korean u izoluar për shkak të infektimit nga një brejtës i sëmurë në një fushë pranë lumit Hantan, në Korenë e Jugut. Nga këtu e ka marrë dhe emrin.

Më pas, në 1981-shin, sëmundja do të niste të njihej si “ ethet e minjve” , apo ethe hemoragjike, një sëmundje e përhapur më së shumti në zona ku ka brejtës të egër.

Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje  muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

Top Channel