Kaos në Madrid/ Mbipopullohen spitalet, pacientët trajtohen në dysheme (VIDEO)

24/03/2020 21:17

Spanja është vatra e dytë më e madhe e koronavirusit në Evropë, pas Italisë. Në Spanjë, numri i të infektuarve dhe viktimave po shtohen dita ditës, ndërkohë spitalet, po ndeshen me një numër të dendur pacientësh të sëmurë.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihen dhjetëra pacientë të infektuar, teksa janë të shtrirë në dyshemenë e një spitali, në Madrid (kryeqyteti i Spanjës), pasi dhomat spitalore janë të tej mbushura, nga numri i madh i të sëmurëve nga kjo pandemi globale tashmë.

Pamjet janë vërtetë të tmerrshme dhe të përafërta me një situatë “lufte”. Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni.

Top Channel