Mahnitëse! Gjyshi dhe nipi dhurojnë spektakël nga karantina

24/03/2020 19:24

Koronavirusi po mban larg kontaktet tona fizike, por jo zemrat tona. Një video e gjyshit dhe nipit është bërë virale në rrjete sociale.

Në të shihet një djalë i vogël, i cili këndoi së bashku me gjyshin e tij, teksa këtë duet, e realizuan me anë të një lidhje  “Skype”.

Muzika e shoqëruar me melodinë e kitarës, së luajtur nga vogëlushi, ka marrë mijëra komente dhe pëlqime në rrjete sociale. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në Britaninë e Madhe,  kur jo më larg se dje, kryeministri i vendit Boris Johnson, urdhëroi qytetarët e tij që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë, përveç nevojave të veçanta, si për të blerë ushqime apo ilaçe.

Mirëpo nuk do të ishte keq sikur ideja e realizuar nga gjyshi dhe nipi, të aplikohet dhe nga shumë të tjerë që ndodhen në vetë-izolim, si pasojë e pandemisë globale.

Top Channel