Koronavirusi SHBA; Gruaja sëmuret por nuk ka sigurime, kura i kushton 35 mijë dollarë

24/03/2020 18:37

Një grua amerikane e prekur nga koronavirusi i ri që u kurua në një spital në Boston është detyruar të paguajë 35 mijë dollarë.

Pas disa ditë ethesh të pandalura, ajo u drejtua në repartin e onkologjisë ku pas analizave u konfirmua me koronavirusin e ri, por fatura totale e kujdesit mjekësor duke mos pasur sigurime, ishte shumë e lartë.

Epidemia e Covid-19 po vënë dukje limitet e sistemit shëndetësor amerikan dhe pagesat shëndetësore në kohë epidemia po rrezikojnë qytetarët e pasiguruar.

Megjithse Danni Askini arriti të shërohej nga Covid-19 ashtu si rreth 27 milionë amerikanë ajo nuk ishte e siguruar dhe mori një faturë prej 34.927,43 dollarë për kujdesin.

Pasi u drejtua në repartin e emergjencës, testi i tamponit konfirmoi koronavirusin. Vetëm testi i kushtoi rreth 900 dollarë. Mjekët i thanë Askini-t se nuk do të mund të kurohej nëse nuk bënte dhe rreth 12 analiza të tjera, të cilat kishin kushtuar rreth 2500 dollarë. Pas disa ditë kujdesi gruas i erdhi fatura prej 35 000 dollarë pasi kishte humbur sigurimin shëndetësor prej humbjes së vendit të punës. (IlMessaggero)

Top Channel