Humb jetën prifti Italian i infektuar me koronavirus, i dhuroi respiratorin një pacienti më të ri në moshë

24/03/2020 21:03

Një prift Italian, i diagnostikuar me koronavirus, i cili ia dhuroi repspiratorin e tij të frymëmarrjes një pacienti më të ri në moshë, raportohet se ka ndërruar jetë në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Giuseppe Berardelli, 72 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin “Lovre” të Bergamos, e cila deri më tani është konsideruar vatra kryesore në Itali. Ndërkaq, deri më tani të paktën 50 priftërinj në Itali kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë globale.

Italia është cilësuar si vatra kryesore e COVID-19 në botë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 743 persona të vdekur, ndërkohë që numri i përgjithshëm ka shkuar në 6820 persona.

Top Channel