Mjekja britanike: Është tmerr, kolegu im 28-vjeç ka bërë gati testamentin!

24/03/2020 17:25

Letra prekëse e një mjeke të re në Britaninë e Madhe është kthyer në një prej apeleve më të fuqishme drejtuar britanikëve për ta marrë seriozisht këtë sëmundje.

Edhe pse kryeministri Boris Johnson zgjeroi një ditë më parë kufizimet përballë sfidës që paraqet epidemia e koronavirusit, metra, trena e autobusë ishin sot të mbushur me njerëz. E nga sa tregojnë fotot, një pjesë e mirë e tyre, as nuk mbajnë maska. Johnson urdhëroi të hënën mbylljen e dyqaneve që nuk shesin artikuj të e tha se edhe bibliotekat, sheshet e lojërave dhe objektet fetare do të mbyllen, dhe se grumbullimet publike me më shumë se dy vetë, do të ndalohen.

Ai paralajmëroi se policia do të ketë të drejtën të ndalojë ata që nuk respektojnë masat qeveritare për izolimin, që duket do të jenë fuqi për të paktën tre javët e ardhshme. Një ditë më parë, Britania radhitej e 10-a në botë nga numri i të infektuarve, me 5,903 të prekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Mjekja 32 vjeçare Katie Sanderson, lutej në letrën e saj që njerëzit “të mendohen dy herë përpara se ta dalin nga shtëpia”.

“M`u mbushën sytë kur pashë fotot e turmave të njerëzve që vazhdojnë të grumbullohen në mënyrë të pasigurtë kryq e tërthor këtij vendi. Kam arritur në pikën që t`i pyes pacientët nëse duan të vdesin në spital apo në shtëpi, ndërsa një kolegu im 28 vjeçar, ka bërë gati testamentin. Dëgjoj njerëz të thotë se duan ta marrin koronavirusin që të krijojnë imunitet, por mos u gënjeni, se nuk funksionon ashtu”, thotë mes të tjerash 32-vjeçarja.

Top Channel