Presidenti rus Putin në veshje mbrojtëse viziton spitalin e pacientëve të COVID-19

24/03/2020 18:20

President rus Vladimir Putin u shfaq sot në një vizitë në spitalin Kommunarka, në periferi të Moskës ku pacientët po trajtohen për koronavirusn e ri.

Ai shihet në një veshje mbrojtëse ngjyrë të verdhë me respirator, i rrethuar nga stafi i spitalit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më herët se zv. kryeminsitrja Tatiana Golikova, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin dhe minsitri i shëndetësisë Mikhail Murashko kishin mbajtur një takim me Putin, ku presidentii informoi për vizitën në spital për kontrollin e çështjeve të impjantit mjekësor.

Spitali ndodhet në jugpenrëndim të Moskës dhe po trajton raste me COVID-19 si dhe të dyshuar me koronavirusin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel