Bankierja e re mbijeton tetë orë në të ftohtin arktik pas rrëzimit të helikopterit

24/03/2020 19:28

Alexandra Bogomolova po udhëtonte drejt një prej stacioneve meteorologjike më të largëta të botës kur goditi fatkeqësia dhe helikopteri i saj u rrëzua.

36 vjeçarja arriti t’i mbijetojë përplasjes së tmerrshme ku u vra piloti i mjetit, teksa ishin duke dërguar furnizimet në vendndodhjen e largët të Arktikut në fundjavë.

Megjithse ka pësuar plagë të rënda ajo mrekullisht mbijetoi për tetë orë në të ftohtin arktik derisa grupet e shpëtimit arritën në vendin e ngjarjes.

Ajo raportohet se është në reanimacion por në gjendje “të qëndrueshme”, me dy fraktura këmbësh dhe disa gangrena nga i ftohti.

Piloti i helikopterit 58 vjecari Vladimir Volkov, i vepmi person tjetër në bord, u vra gjatë përplasjes.
Drejtoresha bankare mbeti e bllokuar në mbetjet e mjetit pranë pilotit të vdekur, në temperatura deri në -7C, deri në ardhjen e grupeve të shpëtimit.

Ajo vetë nuk kishte pasur aftësi të kërkonte ndihmë.

Pamjet nga skena e përplasjes tregojnë helikopterin totalisht të shkatërruar dhe raportimet për mbijetesën e saj, edhe pse në gjendje të rëndë, janë quajtur një mrekulli.

Helikopteri tip Bell 206B JetRanger III ishte thujase në fund të udhëtmit të tij prej 80-miljesh nga baza e Naryan-Mar drejt stacionit Severnoye kur u rrëzua për arsye ende të paditura.

Nëna e Bogomolova është drejtore e Bankës Industriale të Moskës në qytetin Naryan-Mar, port në rajonin autonom verior Nenets.
Piloti Volkov kishte shumë eksperiencë me kushtet arktike të fluturimit dhe një çështje kriminale është hapur nga hetuesit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel