Çudi koronavirusi/ Covid-19, priftërinjtë grekë spërkatin rrugët me ujë të bekuar (VIDEO)

24/03/2020 15:38

Priftërinj të gjendur në karrocerinë e një automjeti, shoqëruar edhe me makina të tjera kanë spërkatur qytetin me ujë të bekuar, kundër koronavirusit, në një skenë vërtet surreale.

Kjo ka ndodhur sot në Aigio, në veri të Peloponezit, pranë Patrës.

Sipas portalit grek, Protionline.gr, Mitropoliti i qytetit Ieronymos, i shoqëruar nga ish- Mitropoliti i Kalavritës dhe Egalios, Amvrosio kanë kaluar me një makinë në shumë rrugë të Aigios, ndërsa dy pritërinj të tjerë nga karroceria e një automjeti tjetër spërkatnin me ujin e bekuar qytetarët e paktë që qarkullonin në rrugë.

Në videon shoqëruese ka edhe pamje nga deklaratat e ish-Mitropolitit Amvrosio, i njohur për retorika me gjuhë të urrejtjes vitet e fundit, sipas të cilit uji i bekuar është ilaç ndaj virusit vdekjeprurës.

Top Channel