Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 21:57
Sot, më 24 mars, ishte radha e një tjetër shteti për t’u vendosur në izolim, si pasojë e koronavirusi, Britanisë. Qytetet në Britani janë parë si kurrë më parë, thuajse të zbrazura dhe kjo, për të minimizuar përhapjen e virusit famëkeq, që po merr qindra jetë njerëzish dhe në këtë vend.
Autoritetet, kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin prej aty, vetëm nëse do të blenë ushqime apo ilaçe, shkruajnë mediat e huaja.
Sakaq, sikurse edhe Italia dhe Spanja më herët, tashmë Britania ka marrë pamjen e një “shteti fantazmë”. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.
Top Channel